“Juvja e ka me nxitim, me të fitojmë Champions-in”, zbradhen të reja të tjera nga mashtrimi për provimin e Surezit

Sep 24, 2020 | 12:00
SHPËRNDAJE

Çështja e provimit të Luis Suarezit në Itali për të marrë nënshtetësinë e këtij shteti, është kthyer në një nga lajmet më të përfolura kohët e fundit. Për këtë ka pasur aludime të shumta, teksa në mediat italiane ditën e djeshme qarkulloi edhe lajmi se të përfshirë në këtë ishin edhe drejtues të Juventusit. Provimi i bërë nga sulmuesi ishte në parregullsi totale, duke u thënë se ai i dinte pyetjet më parë. Megjithatë sipas “La Gazzetta dello Sport”, nuk ka asnjë të dyshuar nga Juventusi.

f2bcdf0dbc9940baeaa865494a101910-004-kk2F-U3802229474352naB-528x329@Gazzetta-Web_528x329

Dje “Guarda di Finanza” ka zgjeruar më tej hetimin për parregullsitë në provimin e Suarezit, i cili u zhvillua te Universiteti i Peruxhas. Në një nga bisedat e përgjuara të menaxherit të përgjithshëm të Universitetit, Simone Oliveri dëgjohet të përmendet emri i drejtorit të Juves, Fabio Paratiçi. “Juve po nxiton”, kjo ka qenë fjalia e përgjuar. Por prokurorët kanë qenë shumë të kujdesshëm në përgjime dhe asnjë person nga klubi i Juves nuk është nën hetim.

Gjithashtu në përgjime është zbuluar edhe një frazë nga mësuesi i Suarezit për gjuhën duke thënë: “Me të ne fitojmë Championsin”. “Corriere dello Sport” duke u mbështetur në deklaratën e Mauricio Oliveiro, rektori i shtetit, i cili thotë se mori një telefonatë nda drejtues të Juventusit, që lojtari t’i nënshtrohej diku testit për gjuhën dhe ai thotë se i sugjeroi atyre Universitetin për të huajt dhe më pas thotë se nuk e di çfarë ndodhi. Rektori shton se ai mori një telefonatë mirësjelljeje nga Partiçi, të cilët ishin shumë të kënaqur me atë që bënë, por asgjë më shumë, siç ishte presioni apo diçka tjetër që u tha në media.

Megjithatë nga Juventusi tashmë nuk ka asnjë të dyshuar dhe nën hetim, ndërkohë që nga Partiçi për të cilin u tha se kishte gisht te provimi i Suarezit, ka pasur vetëm një telefonatë me mirësjellje dhe asgjë më shumë, të paktën nga ato që janë zbuluar deri tani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura