Juventusi tenton Ramosin, por Ronaldo kërcënon me largim

Sep 14, 2018 | 10:15
SHPËRNDAJE

Juventusi duket i ven dosur për ta shndërru ar Realin e Madridit në një supermarket të merkatos së tyre, ndërsa pas blerjes së Ronaldos drejtuesit bardhezinj kanë vënë në shënjestër mbrojtësin Marselo për merkaton e dimrit, por edhe Serxho Ramosin për në verë. Pikërisht në lidhje me këtë të fundit, duke se në Torino ka shpërthyer menjëherë një çështje.

ronaldo

Gjatë shtatë viteve bashkëjetesë që Ramos dhe Ronaldo kanë pasur në Madrid, mes tyre ka ekzistuar gjithmonë paksa tension, ose një ego personale në lidhje me rolin e liderit që secili prej tyre kërkonte në skuadër. Pa dyshim që portugezi dhe spanjolli kanë ditur që t’i fshehin mjaft mirë “gërvishtjet” mes tyre, por ato dolën haptazi në sipërfaqe, menjëherë pas largimit të 33-vjeçarit nga “Santiago Bernabeu”.

ronaldo ramos

Në muajin e fundit, thumbimet në distancë u nxitën nga fjalët e Ramosit, në lidhje me çmimin “Lojtari Europian të Vitit”, i fituar nga Luka Modriç. Nëse ky vlerësim nuk lidhej shumë me paraqitjen e bërë në Botëror, atë e fitoi kroati, ndërsa Ronaldo bojkotoi prezencën në Montekarlo, pikërisht për këtë. Por ndërsa drejtuesit e Juves dhe menaxheri i Kristianos akuzonin hapur, Serxho Ramos nuk ka humbur rast për të nënvizuar se Modriç e meritoi, madje së fundmi theksoi se përveç “Lojtarit Europian të Vitit” shoku i tij te Reali meriton edhe çmimin e FIFA-s për “Lojtarin e Vitit”, që do të jepet në janar.

_93336072_cristiano_quiz_getty-10012017102111-1000x0

Dhe si rrjedhojë e këtyre “goditjeve”, sipas “Don Balon”, me të mësuar se Juventusi ka vënë në shënjestër 33- vjeçarin Serxho Ramos, Kristiano Ronaldo i ka vënë veton kësaj mundësie, duke kërcënuar me largim nga Torino.

Përgatiti: JETON STAMOLLA

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura