“Juventusi të bën me dhimbje koke”, flet Gatuzo: Mund të stërvit Interin

Jan 26, 2020 | 13:24
SHPËRNDAJE

Pas kualifikimit në Kupën e Italisë përballë Lacios, Xhenaro Gatuzo kërkon vazhdimësi nga Napoli i tij edhe në kampionat, ndonëse ata që do të bëjnë vizitë sot në mbrëmje janë kampionët e Italisë dhe, siç e thotë vetë trajneri i të kaltërve…gatuzo

“Juventusi është një skuadër që të bën me dhimbje koke, për nga mënyra se si luan. Dhe sa më shumë që kalojnë ndeshjet, aq më tepër duket edhe dora e Mauricio Sarrit. Rikthimi i tij si tradhtar në Napoli? Unë di të them se shpresoj që ‘San Paolo’ të jetë i mbushur plot dhe me entuziazmin e tij të na shtyjë te një rezultat i rëndësishëm, pasi kjo është një nga ato ndeshje që mund të të japë kthesën e madhe.

Ndërsa, për sa i përket tradhtisë së Sarrit, kjo është diçka që ua lë tifozëve ta vlerësojnë. Unë di të them se si Mauricio, ashtu sikurse edhe Higuaini, kanë lënë gjurmë të forta në Napoli dhe duhen vlerësuar për profesionalizmin e tyre.

Madje, kur mendoj për Napolin që ndërtoi Sarri në 3 vite, mund të them se ishte një makineri perfekte, por fatkeqësia e tij quhet Juventus, një skuadër jashtë standardeve të Serisë A, prej shumë vitesh tashmë.
gatuso

Po unë a do ta stërvisja Interin? Gjurmën që kam lënë unë te Milani si futbollist apo qoftë si trajner ndoshta është diçka. Por, unë jam profesionist dhe e pranoj se nëse do të më jepej mundësia do ta stërvisja Interin, por kjo s’do të më bënte një tradhtar”, tha Gatuzo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura