Juventusi shpallet kampion? Presidenti i Federatës Italiane përjashton skenarin belg

Apr 3, 2020 | 18:22
SHPËRNDAJE

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) Gabriel Gravina deklaroi se kryesuesit e kampionatit italian dhe kampionët në fuqi të Serisë A Juventusi nuk do të pranonin ta merrnin titullin në tavolinë.

gravina-1536x1166

Në një prononcim për “TMW Radio”, kreu i futbollit italian mbrojti tezën e vazhdimit të kampionatit duke përjashtuar në këtë mënyrë skenarin belg, ku kampionati u mbyll dhe Klub Bryzh u shpall kampion.

“Prioritet është përfundimi i këtij sezoni. Ideja është rifillojmë kampionatin në 20 maj ose nga fillimi i qershorit për ta përfunduar në korrk. Ka patur shumë diskutime për ta vazhduar këtë sezon deri në gusht ose shtator. E kam bërë të qartë se e urrej të rrezikoj të djeg këtë sezon për një tjetër. Besoj se dhe Juventusi nuk do të dëshironte që të ndërpritej kampionati dhe të merrte titullin”, deklaroi presidenti i Federatës Italiane të Futbollit Gabriel Gravina.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura