Juventusi nuk do ndalet në merkato, bardhezinjtë gati të “rrëmbejnë” lojtarin e Çelsit

Jan 4, 2020 | 9:29
SHPËRNDAJE

Juventusi e nisi vitin 2020 me blerjen e Kulusevskit nga Atalanta dhe duket se bardhezinjtë nuk do të ndalen me kaq.

paratici nedved

Siç raporton “Corriere Torino”, bardhezinjtë janë të fokusuar te lojtari i Çelsit, Emerson Palmieri. Paratiçi është duke biseduar me Çelsin për mbrojtësin e krahut, por mesa duket operacioni nuk është i lehtë.

“Zonjës”  i duhet një mbrojtës krahu si Emerson Palmieri, për të kompletuar krahët e repartit difensiv. Mauricio Sarri jep aprovimin e tij për këtë lojtar, pasi e ka pasur nën urdhra sezsonin e shkuar te londinezët.

emerson-palmieri1804aa

Nga ana tjetër, Juventusi mendon kthimin nga huazimi te Kaljari, të Pelegrinit, që e bleu në merkaton e verës.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura