Juventusi i hap dyert, mesfushori bardhezi drejt PSG-së

Apr 23, 2018 | 11:44
SHPËRNDAJE

Miralem Pjaniç, ashtu sikurse disa yje të tjerë të Juventusit, pritet që të jetë në qendër të merkatos së verës së ardhshme. Mesfushori boshnjak është prej tri sezonesh në radarët e PSG-së, por në të njëjtën kohë edhe të atyre të Realit të Madridit, ndonëse për momentin vetë 28-vjeçari nuk ka dashur kurrë që të prononcohet rreth këtij fakti.

Juventus Dibala dhe Pjanic

Gjithsesi, media transalpine vazhdon të këmbëngulë se në sesionin e ardhshëm të merkatos, ish-futbollisti i Romës mund të përfshihet në një “xhiro” të gjerë ofertash dhe milionash të shumtë.

PSG-ja, e cila pas dështimit të këtij sezoni në Ligën e Kampioneve po mendon që të nisë një cikël të ri, ka vënë Pjaniçin në krye të listës së përforcimeve në mesfushë dhe Juventusi nuk mendon më se lojtari në fjalë është i pazëvendësueshëm.

imagen

Gjithsesi, për të bërë të vetin ballkanasin, bardhezinjtë presin ofertën e duhur, e thënë ndryshe mes 50-60 milionë eurove, shifër kjo të cilën ata duan ta investojnë për të arritur te lojtar i shumëkërkuar prej vitesh nga trajneri Masimiliano Alegri, që përkon me emrin e madrilenit Isko.

Madje, media franceze specifikon gjithashtu se një delegacion i PSG-së pritet në ditët e ardhshme në Torino, për të biseduar me drejtorin e Juves, Xhuzepe Marota, mbi mundësinë e arritjes së një akordi me Miralem Pjaniçin.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura