Juventusi fiton me përmbysje, Çelsi dhe Roma ndahen në një barazim spektakolar. PSG e Barça me pikë të plota (VIDEO)

Oct 18, 2017 | 23:35
SHPËRNDAJE

Janë mbyllur edhe sfidat në grupet A, B, C dhe D në Ligën e Kampioneve. Juventusi ka arritur një fitore me vështirësi dhe me përmbysje përballë Sportingut të Lisbonës. Ndërkohë, Çelsi dhe Roma dhuruan spektakël në Londër, ku të dyja u ndanë në një barazim dhe shënuan nga tre gola secila.

PSG dhe Barcelona vazhdojnë fitoret dhe kanë pikët e plota në grup. Fitore shënuan edhe Bajerni dhe Mançesteri i Junajtidit. Xhaka gjithashtu shënoi golin e parë në fitoren 0-2 të Bazelit në Moskë.

roma

Më poshtë, edhe rezultatet dhe video për secilën ndeshje.

 

xhaka

REZULTATET

Grupi A

Benfika – Mançester Junajtid 0-1

(Rashford 64′)

CSKA Moskë – Bazel 0-2

(Xhaka 29′, Oberlin 90′)

 

Grupi B

Anderleht – PSG 0-4

(Mbape 3′, Kavani 45′, Nejmar 66′, Di Maria 88′)

Bajern Mynih – Selltik 3-0

(Myler 17′, Kimish 29′, Humels 51′)

 

Grupi C

Çelsi – Roma 3-3

(Luiz 11′, Hazard 37′ , 75’/ Kolarov 40′, Xheko 64′, 70′)

Karabag – Atl. Madrid 0-0

(s’ka)

 

Grupi D

Barcelona – Olimpiakos 3-1

(Nikolau 20′, Mesi 61′, Dinje 64′ / Nikolau 90′)

Juventus – Sporting 2-1

(Pjaniç 29′ , Manxukiç 85’/ Aleks Sandro aut. 12′)

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura