Juventus në telashe, dy yjet bardhezi rrezikojnë duelin ndaj Interit

Dec 7, 2017 | 15:06
SHPËRNDAJE

Nuk ka vend për pushim për Juventusin, sepse cikli i ferrit për bardhezinjtë do të vazhdojë me derbin e Italisë. Të shtunën, në “Allianz Stadium” do të bëjë vizitë Interi kryesues tashmë, një duel direkt, i cili ndoshta do të qartësojë edhe më shumë panoramën e këtij kampionati, sidomos pas duelit të fituar në “San Paolo” nga ana e skuadrës së Alegrit.

bufon_1512423317-9529642

Dhe duke mbetur pikërisht te përgatitjet që po bën strategu bardhezi, lajmet për “Kontin Maks” nuk janë aspak të mira, sepse nuk ka ndeshje që ai të mos përballet me emergjencën në grup.

Portieri Xhanluixhi Bufon dhe Miralem Pjaniç janë në rrezik serioz për duelin me zikaltrit. Kapiteni veteran, i cili përfundoi në tribunë në ndeshjen ndaj Olimpiakosit, vazhdon të vuajë një lodhje muskulore, ndërsa fantazisti boshnjak, i cili luajti afro gjysmë ore në Greqi, doli sërish me dhimbje nga fusha e lojës, edhe ai me probleme muskulore, të cilat vazhdojnë që nga sfida me Napolin.

Juventus-Inter

Stafi mjekësor edhe dje nuk është parë shumë optimist në lidhje me gjendjen e Bufonit dhe të Pjaniçit, por të paktën, nën urdhrat e trajnerit Alegri, është i sigurt rikthimi në dispozicion i gjigantit të mbrojtjes, Xhorxho Kielini, që mungoi në Athinë, ndaj Olimpiakosit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura