Juventus merr kreun e grupit, Real dhe Leicester sigurojnë kualifikimin

Nov 22, 2016 | 23:27
SHPËRNDAJE

Juventusi përmbys Seviljen dhe ngjitet në krye të Grupit H në Ligën e Kampioneve. Falë suksesit 3-1 në “Ramon Sançez Pizjuan”, bardhezinjtë tani kanë 11 pikë, 1 më tepër se spanjollët.3AAAAD3900000578-3962334-image-a-41_1479851152831

Dueli i pestë në Grupin H nisi mirë për skuadrën vendase, që gjeti avantazhin me Parehan në minutën e nëntë. Por dalja e mesfushorit Franko Vazkez me kartonin e dytë të verdhë (36′) ia vështirësoi punën ekipit të Sampaolit, i cili gjithashtu u përjashtua nga gjyqtari për protesta.

Këtë situatë “Zonja e Vjetër” e shfrytëzoi më së miri duke gjetur barazimin me një penallti të Markizios pak para pushimit. Në pjesën e dytë, golat e Bonuçit (84′) dhe Manxukiçit në minutën e katërt shtesë i dhanë fitoren ekipit të Alegrit.

Real Madridi kualifikohet, goleadë rekord në Dortmund

Reali i Madridit ka siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve pas fitores së sotme me rezultatin 1-2 në Portugali ndaj Sportingut të Lisbonës. Kampionët në fuqi të Europës arritën të triumfonin falë golave të Varanes në minutën e 29 dhe Benzemasë në minutën e 87.3AAAAAB700000578-3962156-image-a-46_1479850861720

Adrien Silva barazoi shifrat përkohësisht me anë të një penalltie në minutën e 80. Sportingu e mbylli këtë ndeshje me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Zhoao Pereirës në minutën e 64-t.

 

3 gola për 5 minuta, Monako eliminon Totenhemin

Monako sonte ka mundësinë e artë për të siguruar kualifikimin si kryesyuese e Grupit E në Ligën e Kampioneve. Përballë Totenhemit, skuadra e Principatës do të synojë tri pikët që do t’i siguronin matematikisht vendin e parë me një ndeshje për t’u luajtur. Në krahun tjetër, londinezët do të synojnë të mos humbasin, për të luajtur gjithçka në duelin e fundit me CSKA-në e Moskës.

Lestër Siti kualifikohet në debutim

Kampioni në fuqi i Anglisë, Lestër Siti, ka arritur të sigurojë kualifikimin për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve si i pari i Grupit G. Të besuarit e Klaudio Ranierit mposhëtn me shifrat 2-1 në shtëpi belgët e Klub Bryzh falë golave të Okazakit në minutën e 5-të dhe Mahrezit me penallti në minutën e 30, ndërsa Izkierdo ngushtoi diferencën në minutën e 52-të. Tashmë Lestër ka shënuar një statistikë të çuditshme, teksa ka fituar 4 ndeshje në Ligën e Kampionëve gjatë këtij sezoni, ndërsa në Premier Ligë vetëm 3.rezzzzz rezzz

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura