Justin Bieber i bën dhuratën fansave për Shën Valentin, pas katër vitesh më në fund do …

Jan 28, 2020 | 16:18
SHPËRNDAJE

Për të gjithë fansat e Justin Beiber ky Shën Valetin do jetë i paharrueshëm.

Pas më shumë se katër vite pritje, më në fund do vijë albumi i 5-të i ylli të popit.

“Changes” do dalë në treg në 14 shkurt. Por atë ditë do të dalin në shitje biletat për turneun e tij në SHBA.

Të martën Bieber nxori këngën “Get Me” në bashkëpunim me Kehlanit, i cili do të jetë mysafir special në turneun e tij së bashku me Jaden Smith.

Turneu me 45 data në Amerikën e Veriut fillon në Seattle në CenturyLink Field në 14 maj dhe do të përfundojë në New Jersey më 26 shtator në MetLife Stadium.

Në fillim të këtij muaji Bieber publikoi këngën “Yummy”.

Ai gjithashtu publikoi dokumentarin e ri në YouTube “Justin Bieber: Seasons”.

    

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura