Juristet super të nxehta që po çmendin rrjetet sociale

Sep 1, 2015 | 10:41
SHPËRNDAJE

1
Nuk janë shumë të njohura për shqiptarët, por megjithatë ndjekësit e rrjeteve sociale i njohin shumë mirë. Bëhet fjalë për femra seksi, të nxehta dhe mjaft joshëse, të cilat do t’i prezantojmë edhe ne, që edhe lexuesit të kenë mundësi të shohin shqiptaret e pashme, të cilat po çmendin meshkujt. Nada Zhiti me profesion është juriste, por gjithashtu pjesë e pasarelave të modës prej disa vitesh. Ajo jeton në Itali dhe merret njëkohësisht me dy profesione.

‘’Vazhdoj të merrem edhe me modelim, por jo si më parë, se ndërkohë mbarova shkollën e lartë për avokate dhe tani po vazhdoj praktikën e avokaturës te një avokat i vjetër dhe po më merr shumë kohë. Kam një projekt për një panair që do të bëhet në Milano me disa fotot të miat në shtator dhe këtë e realizon një miku im bashkë me fotografin Carlo Strozzi’’, thekson në bisedën për suplementin tonë Nada, e cila këtë muaj ka pushuar në Shqipëri nga ku kemi edhe fotot e saj në bikini.

E re dhe shumë atraktive, lirisht mund të thuhet se është nga ato modele që të lënë gojëhapur me linjat seksi që ka dhe fytyrën unike. Redona Koci ka mbaruar studimet e larta për Juridik, ndërsa karrierën si modele vazhdon ta ushtrojë si profesion të dytë.

‘’Unë kam gati 6 vite që i jam përkushtuar modelimit. Kanë qenë vite të bukura dhe jam e lumtur me arritjet e mia të deritanishme, por akoma nuk e kam arritur atë që dua. Nëse je e mirë në atë që bën, nëse e dëshiron vërtet këtë punë dhe nëse gjen kontaktet e nevojshme, arrin të mbijetosh në treg.

Për mua nuk ka qenë shumë e vështirë pasi gjithmonë më kanë ardhur oferta nga më të ndryshmet’’, thekson në këtë bisedë Redona, teksa shton: ‘’Unë jam 26 vjeçe, kam mbaruar studimet e larta për Juridik, jam një njeri si gjithë të tjerët dhe më pëlqen të jem vetvetja, pasi mendoj se jam unike në llojin tim’’.

Po a është e dashuruar një nga vajzat më seksi shqiptare?

2
‘’Modelet janë njerëz si gjithë të tjerët, bien në dashuri njësoj, lëndohen po njësoj dhe falin po njësoj. Modelimi është profesion, siç mund të jetë ai i gazetarit apo këngëtarit. Mashkulli ideal mjafton të ketë zemër të madhe, pasi është diçka që mua më plotëson’’. Për të vazhduar me femrën tjetër që kur ta prezantojmë duhet të mbajmë frymën, pasi ajo është flakë e nxehtë. Marina Fara duket se u tregon shqiptarëve se nga e ka trashëguar bukurinë dhe linjat.

Ndonëse ka mbaruar studimet për juriste, ajo ka pamjen e një supermodeleje që do e dëshironte secili fotograf ta fotografonte, por ajo fotot i nxjerr thjesht nëpër rrjetet sociale, kështu që është shumë e ndjekur dhe e komentuar. Në anën tjetër, Xhulia Ndoka dhe Olta Goci janë krejtësisht femra të panjohura për publikun shqiptar, por meshkujt janë shumë të dhënë pas tyre dhe që të dyja kanë shumë ndjekës, prezantojnë fotot profesionale, punojnë si modele, ndërsa kanë mbaruar studimet për Shkenca Sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura