“Jurist mediokër”, Balla i përgjigjet Bashës për vetingun në politikë: Hetimin tim, tënd, Metës e Ramës e bën…

Sep 13, 2018 | 11:05
SHPËRNDAJE

“Hetimin tim, tëndin, të Metës, Ramës e kujtdo tjetër mund ta bëjë vetëm SPAK e BKH”. Kështu ka deklaruar prerë nga foltorja e Kuvendit, deputeti i PS-së, Taulant Balla, për nismën e PD për vetingun në politikë.

balla

Balla i ka dhënë përgjigje akuzës së Bashës për fshehjen që kryeparlamentari Ruci i ka bërë nismën së opozitës, duke mos publikuar projektligjin në fjalë.

“Jurist mediokër që duhet ti kërkojmë edhe diplomën, akuzove kuvendin se nuk po publikohet propozimi yt po aq mediokër sa edhe nisma që përfaqëson. O jurist, o Lulzim, ka një nen rregullorja, është neni 77 për shqyrtimin e nismave, e ke depozituar të premten, seanca e parë është sot, juristit Lulzim i qenka mohuar e drejta e propozimit? O Jurist, o Lulzim, nisma për rishikimin e Kushtetutës, kryetari e njofton Kuvendin në seancën plenare dhe iu shpërnda deputetëve teksti i projektligjit, në orën 10:03  u njohëm me propozimin në tavolinat përballë karrigeve bosh, të juristit Lulzim dhe deputeteve part time”- tha Balla.

Sipas tij, propozimi i Bashes per vetingun ne politike eshte përpjekja e fundit për të penguar vijimin e reformës në drejtësi.

“Nisma jote është që politikë të autohetojë vetveten, ndërkohë që mes SPAK e BKH e bëjnë organet e pavarur të drejtësisë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura