Jupi kundër Bushit: Ja pse nuk ka faj Doka te goli i pësuar i Shpresave

Nov 14, 2017 | 21:11
SHPËRNDAJE

Redi Jupi, ish-trajneri i ekipit Shpresa, tashmë në rolin e analistit në “Proçesi Sportiv”, nuk ndan të njëjtin mendim me trajnerin aktual të Kombëtares U-21, Alban Bushi.

Jupi

Bushi deklaroi në konferencën për shtyp pas barazimit 1-1 me Irlandën e Veriut, se goli i pësuar erdhi si rrjedhojë e një vendosje të gabuar të mbrojtësit Albi Doka. Ndërkohë Jupi gjatë analizës së tij, mbrëmjen e djeshme ka nxjerr fajtor qendrën e djathtë të mbrojtjes

“Më shumë është një gabim në vendosje i qendrës së djathtë të mbrojtjes, i cili shkon dhe bën dyfishim markimi, se sa i Albi Dokës, edhe pse mund të ishte pak më afër”, u shpreh Jupi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura