Julka zbulon “të palarat” e bashkëshortit: U vonua në festën e ditëlindjes dhe erdhi i veshur…

Sep 21, 2019 | 9:23
SHPËRNDAJE

Një ditë më parë, Julka Gramo, ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka zbuluar disa detaje private rreth përditshmërisë së saj.

julka grami

Julka, e cila është mama krenare e dy djemve, Ian dhe Greg, tregoi se pavarësisht angazhimeve në punë, ata janë të parët në jetën e saj, ndaj edhe përpiqet të kalojë sa më shumë kohë pranë tyre.

“Kur mungon një nga prindërit pak më shpesh, nuk më duket okay që të largohet dhe prindi tjetër. Kështu zgjedh që dikush të bëjë sakrificën, sepse edhe për Andin është sakrificë të qëndruarit larg, udhëtimet e shpeshta apo të mos qenit çdo ditë pranë fëmijëve”, u shpreh ajo.

julka gramo

Gjatë intervistës, ajo u shpreh se ka patur momente kur Andi nuk ka mundur të jetë i pranishëm dhe ajo është mërzitur. Ajo tregoi rastin e festës së ditëlindjes së djalit të madh Ian, festë në të cilën Andi nuk kishte mundur ta arrinte në kohë.

“Kur Ian ka bërë një vjeç, Andi kishte një impenjim dhe nuk ka ardhur deri kur erdhi pjata e tretë e menusë dhe erdhi i veshur ashtu siç ishte, me tuta”, tha Julka me humor.

julka1 julka

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura