Ju rrëfej bashkëjetesën e Xhensilës me ortakun e saj dhe arsyet e ndarjes

Apr 22, 2015 | 11:08
SHPËRNDAJE

Flet shoku i ngushtë i Xhensilës, Daniel Mehmeti: Xhensila dhe Fatjoni po e përdorin njëri-tjetrin

Xhensila Pere dhe miku i saj, Daniel Mehmeti
Xhensila dhe Fatjoni është çifti më i ri në “Big Brother 8”, që janë komentuar më shumë për lojë sesa për dashuri të sinqertë. Por donzhuani i “BB8”, Fatjon Hysenbelliu, duket se e ka marrë seriozisht, pasi i ka shprehur disa herë ndjenjat 26-vjeçares, përfaqësuese e Shqipërisë në “Mis World 2014”. Për bashkëjetesën me ortakun e saj dhe arsyet e ndarjes para hyrjes në lojë, si dhe për skepticizmin për lidhjen me Fatjonin, flet miku i saj i ngushtë, Daniel Mehmeti.  
Si po të duket loja e Xhensilës deri tani? E sheh  të stepur brenda shtëpisë apo është e njëjta vajzë që ke njohur jashtë?
Loja e Xhensilës në shtëpinë e “BB” është origjinale. Ajo as nuk po privohet dhe as nuk po bën diçka jashtë karakterit të saj, me sa e njoh unë.
Pse, çfarë tipi është Xhensila?
Xhensila është një vajzë shumë pozitive. Brenda saj ka energji dhe humanizëm.

Është komentuar një lidhje e saj jashtë shtëpisë. Sa e rëndësishme ishte lidhja e tyre dhe pse u ndanë?
Lidhja që ka pasur jashtë ka zgjatur disa vite dhe shkaqet e ndarjes nuk i di mirë, sepse janë arsyet personale të një çifti. Me aq sa më ka thënë Xhensila kur është ndarë, keqkuptimet i çuan ata drejt marrjes së vendimit të ndarjes.
E përjetoi keq? Në jetën e saj është konservatore, apo i pëlqejnë aventurat?
Pa dyshim, i pëlqejnë edhe aventurat. Shëtit shumë dhe di të argëtohet. Kur ishte çift, kanë udhëtuar në vende, ku jo të gjithë njerëzit mund të shkojnë, si: Ishujt Maldive, Londër, Ibiza, Dubai etj.
Një vajzë që i paska provuar të gjitha, me çfarë plani ka hyrë në “BB8”?
Në “BB 8” ajo ka hyrë për të marrë famë. I pëlqen bota televizive dhe dëshiron të ketë vëmendjen e publikut.
Pasuria e saj është diskutuar shumë. Por a mund të na tregosh më shumë rreth kësaj?
Nuk mund të themi se ka ndonjë pasuri marramendëse. Pasuria e saj mjafton për të bërë një jetë të kënaqshme. Me djalin që ajo bashkëjetonte, posedonin disa biznese të vogla të suksesshme.
Flasim pak për dashurinë e saj në lojë. E shohim Xhensilën tani si çift me Fatjonin. Të duket kjo një lidhje serioze?
Sa për situatën që është krijuar brenda në lidhje me Fatjonin, unë mendoj se ata janë duke “përdorur” njëri-tjetrin. Mund të ketë diçka pasionante mes tyre për momentin që ndodhen aty. Jashtë Xhensila me Fatjonin mund të ishin shokë shumë të mirë, por vetëm kaq. Mes tyre nuk mendoj se ka diçka serioze, dhe për këtë besoj edhe Fatjoni është koshient. Por, siç ju thashë pak më sipër, ata të dy po përdorin personazhin e njëri-tjetrit për të fituar pëlqimin e publikut që i ndjek.
Xhensila është shprehur se kësaj situate me Fatjonin s’mund t’i vendosë ende një emër. Pse është konfuze?
Sepse një tip si Fatjoni ajo mund ta ketë mik, por jo partner. Për partner Xhensila do të preferonte tipa me seriozitet dhe të suksesshëm në jetë.
Ajo kërkon të krijojë familje apo ka karrierën primare?
Xhensila e do shumë familjen. Karriera nuk është primare për të. Do të donte të ishte një familjare me një karrierë të mirë, pse jo?
Ku do të arrijë me famën që po merr nga “Big Brother”, për çfarë do e përdorë pas lojës?
Me famën që do të marrë, mund të fitojë ndonjë pozicion pune në televizion. Është e sigurt se fama që do të marrë nga kjo lojë, do të jetë avantazh në punët e saj. Me mbarimin e “Big Brother”-it jam i sigurt se do të ketë “boom” edhe biznesi që ndërtoi para pak muajsh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura