“Ju premtoj se do ketë largime të tjera në verë”, Osmani zbërthen merkaton: Transferimi i Skukës është…

Feb 3, 2023 | 20:00
SHPËRNDAJE

Tefik Osmani, drejtori sportiv i Tiranës, ka zbërthyer merkaton e klubit të tij, në hyrje dhe dalje, gjatë një interviste për ”Sport News” në “News 24”. Ai ka shpjeguar ndër të tjera se si janë përjetuar shitjet e lojtarëve të ndryshëm, si Xhixha e Ismajlgeci, por njëkohësisht ka shprehur bindjen e tij se do të ketë shumë transferime edhe në vijim, duke filluar nga merkato e verës.

osmani

“Abazaj ka pasur një dëmtim që shpresojmë që brenda këtij muaj ta kemi sa më shpejt. Dihen cilësitë e Abazajt dhe duam ta falënderojmë që zgjodhi Tiranën. Për ta zëvendësuar, ne kemi një grup fantastik dhe suksesi është grupi dhe nuk është individi.

Përfitimet? Jo vetëm shifra e Xhixhës, por çdo lëvizje e bërë në klubin tonë janë ato që kemi deklaruar, janë reale. Mendoj se është një transferim shumë më i mirë se gjithë të tjerët se nuk është e lehtë të luash në një skuadër si Karabaku. Ai është një klub që merr pjesë në Europa League dhe janë të mërzitur se synimi janë grupet e Champions. Mendojeni vetë në çfarë klubi ka shkuar Xhixha!

Largimi i Ismajlgecit? Që në momentin që kam vendosur të bashkëpunoj me Shehin, kishim në mendje që të punojmë ndryshe nga sa është bërë te Tirana. Kishim një bisedë me presidentin Halili ku thamë që do të marrim lojtarë në moshë të re me dëshirën për të ecur përpara. Çdo trajner do lojtarët e mirë, mendoni skuadrën që kishim dhe çfarë kemi dhe çfarë do të kemi. Kemi zgjedhur të jemi ajo skuadër që elementi i ri çdo vit të japë maksimumin për grupin, por nëse ka oferta, është presidenti që vendos. Kjo e Ismajlgecit është pak e vështirë se nuk është e lehtë kur largohet një kapiten. Ai ka dalë nga akademia dhe ndjehem shumë krenar se pas emrave si Muçi, Çelhaka e Ismajlgeci, u premtoj se do të ketë shumë të tjerë.

Ne kemi filluar një rrugë tjetër, të jeni të sigurt që në fund të kampionatit, edhe pas ndeshjeve të Europës, do të ketë prapë lëvizje. Sepse jemi të bindur që kemi lojtarë me cilësi dhe ofertat nuk na mungojnë. Edhe tani, nëse do të gjenim 2-3 lojtarë që i përshtaten klubit, mund të kishim edhe largime të tjera. Mendoj që mund të kemi largime, që tani kam filluar ta mendoj të Florent Hasanit, Lushkjes e Deliut, ka edhe të tjerë që nuk po i përmend. Me Bekajn besoj se do të ulemi e rinovojmë, ka pasur gjithmonë oferta për të.

Transferimi i Skukës? Ka ardhur momenti t’i themi një bravo e madhe jo vetëm për ne klubet, por se është e vërtetë që në Shqipëri punohet. Mendoj se transferimi I Skukës dhe i gjithë lojtarëve të tjerë është mëse i merituar. Tani u mbetet këtyre djemve që të punojnë sa më shumë se gjërat vështirësohen më shumë. Por jam i bindur që ne kemi edhe lojtarë të tjerë si Skuka e Xhixha që po rriten në kampionatin shqiptar e do t’i shihni shumë shpejt jashtë, edhe pse nuk na vjen mirë që largohen”, tha ndër të tjera Osmani.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura