“Ju lutemi na ndihmoni” – Rama flet për BREXIT në konferencën e donatorëve: Dua që Shqipëria të zëvendësojë flamurin e Anglisë në Bruksel

Feb 17, 2020 | 15:07
SHPËRNDAJE

Në konferencën e donatorëve, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama falënderoi miqtë ndërkombëtarë për dhënien e ndihmave të tyre menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit.

rama 1

Krahas falënderimeve dhe lutjeve për ndihmë, Rama risolli në vëmendje edhe ‘tërmetin’ në BE, me BREXIT.

Rama tha se do ishte krenar nëse Shqipëria do të zëvendësonte në Bruksel vendin e flamurit të Mbretërisë së Bashkuar, por nga ana tjetër theksoi se nuk po u kërkonte vendit të votonin ‘pro’.

“Ju lutemi, ju lutemi na ndihmoni, ndërsa ne mundohemi të rimëkëmbemi.

Ju patët vetë tërmetin tuaj me BREXIT dhe unë që vija nga një vend i vogël dhe që kërkojmë të hyjmë në BE, isha shumë i trishtë të shihja që Mbretëria e Bashkuar largohej prej saj.

Sa krenar do doja që flamuri i Shqipërisë të zëvendësonte atë të Mbretërisë së Bashkuar këtu në Bruksel, por nuk do t’jua thosha bëjeni.

Unë ndjehem kaq mirë të zbulonim në momentet tona tragjike që nuk ishim vetëm, sepse kishim kaq shumë miq të shkëlqyer, që vinin nga qielli, deti toka rajoni, kontinenti e përtej”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura