“Ju lutem, vini në rrezik jetën e tyre. Rasti i Alvin, tmerrësisht i trishtë”, Spiropali në Kuvend: S’mund të bëjmë publike se…

Nov 4, 2019 | 10:38
SHPËRNDAJE

elisa spiropali

Qeveria shqiptare është duke zhvilluar një plan operacional për të gjitha gratë dhe fëmijët që ndodhen në rrezik në Siri, për t’i kthyer në Shqipëri, por ka kërkuar që të mos jepen më detaje që identifikojnë këta shtetas pasi u rrezikohet jeta.

Duke nënvizuar se masat e qeverisë janë marrë që në nisje të problemit të rekrutimit të shqiptarëve si luftëtarë të ISIS, ministrja per marredheniet me parlamentin, Elisa Spiropali, tregon se tashmë një grup operacional ka aktivizuar planin për riatdhesimin e shqiptarëve që ndodhen në këtë kamp si rasti i vogëlushit Alvin, rast i bërë publik nga emisioni investigativ “Le Iene”.

Ministrja tha se jane 72 persona shqiptare ne kampin Al Hol.

“Pasi u transemtua rasti fatkeq e tmerrësisht i trishtë janë vënë në lëvizje që në fillim të këtij problemi me qëllim kthimin sa më parë të të gjitha grave e fëmijeve. Situata në Siri tejet e komplikuar, vazhdon të mbetet zonë konflikti, por edhe idetifikimi i shqiptarëve ka qenë një proces i vështirë. Edhe se nga fakti se shumë prej tyre kanë udhëtuar pa përdorur dokumente identifikimi shqiptare, kanë ndryshuat identitet duke marrë emra arabë ose kanë kakuar kufijtë në mënyra të paligjshme.

Ndaj identifikimi final është një operacion i vështirë sidomos nga mungesa e institucioneve homologe.

Kjo s’na pengon të eksplorojmë cdo mundësi opolitike humanitare apo operacionale. Jemi duke bërë gjithcka për të kthyer gratë e fëmijët. Hapat e ndërmarrë operacionalë s’mund të bëhen kurrsesi publike, do vinte në rrezik operacionin e jetën e grave e fëmijëve që gjenden në atë vend, duke zbuluar identitetin i ekspozojmë ndaj një rreziku vdekjeprurës.

Do ju lutesha që për përfitim politik, mos kompromentojmë operacionin në terren apo jetën e atyre që po përpiqemi të shpëtojmë. Fatkeqësisht disa fakte janë përhapur në mediat shqiptare, duke shtuar rrezikun për të zbuluar identetet e këtyre grave e fëmijëve shqiptarë”.

“Në gusht është marrë një operacion i mundshëm riatdhesimi. Konflikti i fundit ka sjellë ngrirjen e operacionit. Pas armëpushimit ka një situatë të re gjeopolitike që sjell sfida të reja, një grup operacional po vendos kontaktet në terren dhe po shikon mundësinë për riatdhesimin e shqiptarëve. Në këtë situatë të re theksoj rëndësinë e madhe që merr mos publikimi i të dhënave që rrezikon jetën e palëve”, tha ministrja.

Deputeti Andi Përmeti, hodhi akuza ndaj qeverise per mosveprim per rastin e shqiptareve qe ndodhen ne Siri. Teksa iu drejtua kryetarit të Kuvendit duke e akuzuar se ka shkelur rregulloren me ndryshimin që është bërë.

“Ministri i Jashtëm nuk ka ardhur dhe përgjegjësi që do të përgjigjet është ministrja Spiropali. Unë jam njoftuar vetëm sot në mëngjes për këtë ndryshim. Ju keni thirrur një ministër tjetër në shkelje të rregullores për t’u përgjigjur. Më vjen keq, nuk jeni ju nga ata që Rama tërheq për hundësh. Sot në nderin tuaj do të ishte të kishit detyruar ministrin e Jashtëm të kishte ardhur këtu” tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura