“Ju lutem na jepni mundësinë…”, Rama tjetër apel për grevistet e Ballshit: Ja pse nuk ju kam ftuar në asnjë negociatë

Oct 29, 2020 | 12:07
SHPËRNDAJE

RAma Elbasan ftesa per demokratet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish duke ju drejtuar grave naftëtare që janë në grevë urie prej 15 ditësh, t’i japin mundësi qeverisë t’i ndihmojë.

Rama thekson se nuk i ka ftuar në asnjë negociatë, “sepse nuk kemi asgjë për të negociuar pasi qeveria as nuk e ka shkaktuar hallin tuaj, as nuk trashëgon mbi vete problemin e krijuar nga kompania private!”.

Në postimin në Twitter, Rama thotë se “ideja se punonjësit e një kompanie private mund të bëjnë grevë kundër qeverisë për detyrimet e sipërmarrësit privat është e gabuar”.

POSTIMI I PLOTE I RAMES

Edhe njëherë: Nuk ju kam ftuar në asnjë negociatë, sepse nuk kemi asgjë për të negociuar pasi qeveria as nuk e ka shkaktuar hallin tuaj, as nuk trashëgon mbi vete problemin e krijuar nga kompania private! Rafineria nuk është e shtetit. Ju lutem na jepni mundësinë t’ju ndihmojmë!

Ideja se punonjësit e një kompanie private mund të bëjnë grevë kundër qeverisë për detyrimet e sipërmarrësit privat është e gabuar. Ju nuk e doni daljen në asistencë dhe e mirëkuptojmë, por ju’a përsëris, pa mbyllur grevën nuk ju’a qajmë dot hallin konkretisht përtej asistencës!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura