Ju lutem, mos ja mbuloni portretin engjëllit Jonada!

Aug 4, 2022 | 18:28
SHPËRNDAJE

NGA FLAMUR TOPI/ E konsideroj krejt të pavend, mjergullimin” e enkaste të portretit të vajzës së vogël, vrarë nga motoskafi!

flamurtopi

Është mungesë profesionalizmi, i ose e, gazetares së rubrikës përkatëse!…

Le të shpjegohen, përse e bëjnë këtë gjë, deri në kufijtë e mosnderimit dhe respektit për të miturën e gjorë!…

I kuptoj aresyet e imazhit flu të fëmijëve të gjallë, për të mos rënë pre e pedofilëve, por jo në rastin konkret, kur realisht, krejt pa dashje e qëllim të keq, e diskriminojnë dhe nuk e respektojnë, imazhin më të fundit të Jonadës, ( e theksoj, më të fundit,) që do të ” ngrijë” përgjithnjë në atë gjendje e nuk do të njohë ndryshimet e pritshme si për çdo fëmijë të gjallë të kësaj bote!…

Kanë për të munguar përgjithnjë, sa Jeta të Jetë: Jonada 8 vjeç, Jonada 9 vjeç, Jonada 10 vjeç, 11,12,13,14,15….20,21,22, Jonada nuse, Jonada nënë, Jonada gjyshe, 70 vjeç,80,90…

O Zot i madh! Çfar krimi i përbindshëm, çfar tmerri!…

Qartësojeni imazhin, kthjellojeni, të shohim qartësisht portretin më të fundit të viktimës, sytë e saj engjëllore, kur pak muaj më pas, në vend të tyre…

O Zot i madh! Jo ai engjëll, krejt i pafajshëm, por bash vrasësi i saj i ftohtë kalkan e deri cinik dhe i pa shpirt, ,(në vend të një qëndrimi pasiv e aspak mbrojtës, duar lëshuar teposhtë a të ngritura lartë) përleshej egërsisht me të atin,( krejt i gatshëm t’a eliminonte edhe të gjorin prind, nëse me dhimbjen e  pa rrëfyer, të papërshkruar dot të prindit për jetën e porsa humbur të së bijës mbytur në gjak, u plogështua aq fort, sa gjunjë prerë u rrëzua në këmbët e vrasësit… ) duhej të pësonte atë fat tejet, tejet tragjik!… Po, po, ai….Ai…vrasësi, tërësisht i anestezuar, pa zemër e shpirt, lindur e rritur kriminel!…

Zoti i Madh, e vraftë, nëse edhe deri tani, polici kallkan, në mos ka derdhur një pikë të vetme loti, të ketë kërkuar së paku një miliard  herë të falur publike dhe, në qoftë se i ka mbetur sadopak burrëri, të vendosë vetë ai, po,po, vetë dhe krejt i vetëm, pa eskorte kolegësh, një buqete lulesh mbi varrin e engjëllit krejt të pafajshëm e të qëndrojë gjatë, tepër gjatë mbi të,  pa iu trembur e friguar hakmarrjes, sepse ligjet e ashpra, në të njëjtën kohë të mençura, të drejta, e të sakta, të pastërta e aspak hileqare të Veriut të burrave të vërtete, nuk pranojnë dhe as lejojne kurrë “prerjen e kokave të përulura, thellësisht e krejt sinqerisht, të penduara!…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura