“Ju lutem më ndihmoni të shpëtoj djalin tim”, vritet teksa luante 5-vjeçari

Aug 14, 2020 | 13:07
SHPËRNDAJE

Policia ka arrestuar një 25-vjeçar të akuzuar për vrasje, pasi qëlloi dhe i mori jetën një djali 5-vjeçar. Ngjarja ndodhi javën e kaluar në Wilson, në Karolinën e Veriut.

https___cdn.cnn.com_cnnnext_dam_assets_200813225851-01-north-carolina-boy-killed-by-neighbor

Austin Hinnant tha për “CNN” se ai ishte brenda shtëpisë, kur djali i tij, Cannon, po luante jashtë kur u qëllua.

Hinnant tha se vrapoi jashtë dhe ngriti lart fëmijën e lënduar, duke e mbajtur në krahë.

“Ulërita ‘dikush të më ndihmojë, ju lutem më ndihmoni të shpëtoj djalin tim,’”- tha ai.

Hinnant tha gjithashtu se ngriti kokën dhe pa fqinjin e tij, Darius Sessoms, në kopësht me një pistoletë në dorë, duke ecur sa para-mbrapa i tërbuar.

“Po e shihja teksa po merrja në krah Cannon dhe isha i mbushur me zemërim, por nuk mund të lija djalin tim mënjanë. Thjesht doja të isha me djalin tim,”- përfundoi ai.

Sessoms u largua nga vendi i ngjarjes, por policia e identifikoi dhe e arrestoi të hënën.

200814094936-north-carolina-boy-killed-ldn-vpx-00002603-exlarge-169 Cannon-Hinnant

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura