“Ju kujtohet Dushku? Kërcënimi se ‘këtu do bëhet nami’ nuk funksionon”, Rama flet për koalicionet: Ja çfarë do krijojmë

Jul 15, 2020 | 13:37
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria nuk po heq koalicionet, por po krijon kuadrin që ato të mos funksionojnë si një “rrap pas dushkut”.

“Po heq koalicionet? Jo, në asnjë mënyrë, po krijon një kuadër ku do funksionojnë si në cdo vend të Evropës, e jo si një rrap pas Dushkut. Ju kujtohet Dushku, historia e devijimit të votës, ti voton për njërin e votën e merr tjetri”, tha Rama.

Sipas shefit të qeverisë, Shqipëria nuk mund të ketë një sistem ku vetëm në Tiranë ka 3 mijë kandidatë mesatarisht.

Ku është parë kjo? Dhe ku ata që marrin vota për një parti ia cojnë votën partisë tjetër.

Rama theksoi se kërcënimet nuk funksionojnë dhe që pëlqimi për atë që bën Kuvendi nuk është standart.

“Kaq po bën Shqipëria e nëse ka në këtë nismë dicka qëë nuk përputhet me standartet jam i gatshëm të dëgjoj ku nuk përputhet. Po nuk është shtandart pëlqimi apo mospëlqimi i Lulzim Bashës e PD e partive të tjera me cfarë bën Kuvendi, ky nuk hyn në standarte.
Kërcënimi që “o si themi ne, o këtu do bëhet nami” nga ana e partive jashtë parlamentare nuk funksionon, nuk ka funksionuar e nuk do funksionojë.

Kërcënimi se pastaj bota do thotë kët s’janë për në Evropë jo vetëm nuk funksionon në politikën e brendshme, në planin kombëtar është një akt i dënueshëm, e sigurisht dënimin e jep populli me votë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura