Ju kishte munguar Avril Lavigne? Këngëtarja sjell këngën e re pas 5-vitesh (VIDEO)

Sep 20, 2018 | 15:49
SHPËRNDAJE

Pas 5-vitesh mungesë në tregun muzikor, këngëtarja e famshme Avril Lavigne është rikthyer me një këngë të re.

avril

Kishte disa javë që e promovonte projektin e ri “Head above water”, i cili do të jetë gjithashtu edhe pjesë e albumit të saj të ardhshëm.

Teksti i këngës është shkruar nga vetë ajo së bashku me Travis Clarke dhe Stephan Moccio, procudentin e saj.

Këngëtarja e njohur është shprehur më parë se “Head above water” e ka shkruar gjatë një prej momenteve më të frikshme të jetës së saj.

“Kisha pranuar vdekjen edhe mund ta ndjeja trupin tim teksa dobësohej. Sikur po mbytesha. Sikur po shkoj nën ujë dhe kam nevojë të dalë të marr ajër”, tha ajo.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura