“Ju keni nxjerr kapobanda nga burgu për vrasje”, ja si reagon Rama ndaj qytetarit

Oct 13, 2017 | 9:20
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama menjëherë pas përfundimit të seancës ka shkëmbyer batuta me një gazetare duke e thirrur zemra përpara kamerave. Por shumë qytetarë kanë qenë të vëmendshëm dhe gjatë transmetimit live në “Facebook” e tij, e kanë dëgjuar teksa ai po fliste për media.

Njëri nga këta e ka kapur batutën e Ramës me gazetaren dhe i shkruan:

“Wow, Edi Rama kerkon te mesoj gazetares se si behet zanati , ne vend qe tè pergjigjet, e trajton si nje studente qe po ben hapat e para né shtypin. Motra , zemra, Cfar gjuhe, Mos ngaterrro punen me familjen”.

Por nga ana e tij kryeministiri i është përgjigjur me sportivitet ku i shkruan: Vladi, ndiq fillin e bisedes mos shkeput fjale nga konteksti se ngaterrohesh pastaj dhe qe shume prej tyre jane ne hapat e para te cilat i bejne duke ecur mbrapa, kete mos e dysho hic.

Ndërsa një qytetar tjetër i ka komentuar lidhur me ligjin e mbrojtjes së kafshëve.

“Zoti rama ke vuar ligjin kush vret qen 3 vjet burk okej po ju keni qitur kapo banda nga burgu per vrasje kan vra njerz”. Por menjëhrë ka reaguar Rama duke i thënë se nuk është gjykatës.

“Toni une nuk kam qitur kapo banda nga burgu se nuk jam gjykatës, por ti mos rri me koken zhytur ne kazan se te mbushet truri me mbeturina e pastaj nxjerr nga goja brockulla?”, shkruan Rama.

Replikat e plota

Qytetari: Zoti rama nuk dua lajv po e bon mod kte gje po vdesim per buk nuk kemi buk me hor rroga ne shqipri o rroga ma e ulur ne bot spitalet i ke me pare fukaraji vdes

Rama: Po vdes per buke me celular ne dore dhe me puro ne goje?

Qytetari: Keni ngatrruar karrige çoban.ik e kerkoni ndonje punë andej nga myzeqeia.atje ka plot qe kerkojne çoban  ?

Rama: Denis Kodra nuk eshte problemi tek qobani po Deda ngaterron edhe punen e qobanit edhe emrin e Myzeqese dhe ne fund qesh vete i lumtur???

Qytetari: Zoti rama ke vuar ligjin kush vret qen 3 vjet burk okej po ju keni qitur kapo banda nga burgu per vrasje kan vra njerz

Rama: Toni une nuk kam qitur kapo banda nga burgu se nuk jam gjykates, por ti mos rri me koken zhytur ne kazan se te mbushet truri me mbeturina e pastaj nxjerr nga goja brockulla?

Qytetari:Del para gazetarve nuk di te flasi te vi turp se je edhe kryeminister .?

Rama:  Landi, turpi eshte nje koncept qe mesa duket ti nuk e njeh dhe prandaj nuk po ta ve re, por te siguroj qe kur ta mesosh po e mesove ndonjehere, do ndjehesh jo mire per veten tende!

Qytetari: Ishalla nuk hyn serbija ne bashkim europian pa hy shqiprija para ,mjer shqiptaret per keta politikan.

Rama: Zeni shko ne shkolle te keqen vellai mos u merr me keto ceshtje se te marrin kohe shume

Qytetari: Une jam i mendimit qe ta heqim fare opoziten…. Edi yne ska nevoi per opozit.. Edhe populli yne largpames i ketij mendimi eshte te rroi PPSH me ne krye edi ramen dhe shokun gramoz rucin.

Rama:  Ndersa une Ladi jam i mendimit qe vajzes qe e paske ⭐️ dhe te te rroje sa malet, t’i tregosh perralla me bote jo keto perrallat qesharake te kazanit?

Qytetari:  Ky parlament plehrash po mban peng integrimin e rinis shqiptare parlament kriminelash

Rama:  Xhimi mos e ver ne pozite Dilen se Dila flet me zerin e saj pavaresisht se mendjen mund t’ia kete marre dikush tjeter?

Qytetari: Ëoë, Edi Rama kerkon te mesoj gazetares se si behet zanati , ne vend qe tè pergjigjet, e trajton si nje studente qe po ben hapat e para né shtypin. Motra , zemra, Cfar gjuhe, Mos ngaterrro punen me familjen.

Rama:  Vladi, ndiq fillin e bisedes mos shkeput fjale nga konteksti se ngaterrohesh pastaj dhe qe shume prej tyre jane ne hapat e para te cilat i bejne duke ecur mbrapa, kete mos e dysho hic?

Qytetari: .Perpara se te vendosni per nje ligj gjithnje keni mare modelin e “x”shteti evropian etj etj po per tu sjelle me kesisoj opozite keni ndonje shembull ne bote mund te na e thoni z.kryeminister?!!! Presim pergjigje ju lutem!

Rama:  Une nuk di dhe nuk di as si i behet me keta sinqerisht! Jane komplet jashte loje dhe duan qe loja te zhvillohet ne hapesiren e ofsajtit te tyre?

“Ju doni litarin në fyt, e keni kthyer Parlamentin në bordello”, shikoni si reagon Rama ndaj qytetarëve

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në “Facebook”, ka reaguar menjëherë pas seancës në Kuvend ku u shpreh se: “Perseri pushtohet foltorja e ndërpritet puna e Kuvendit, sepse PD nuk thahet dot nga rrebeshi i zgjedhjeve dhe di vetëm e lagu s’e lagu⛈??”. Por të menjëhershme kanë qenë reagimet nga ana e qytetarë të cilët i kanë komentuar lidhur me këtë status. Por disa prej komenteve vetë kryeministri nuk ka nguruar pa u kthyer përgjigje.

ramakuvend

Replikat e plota: 

Qytetari: Po ikim drejt kaosit o bish, si ben derman me asigjo ktij vendit. Ka shku thika ne palc dhe se mulon dot as me propagand tv as me propagand portalesh. Vrasje perdit, grabitje, vjedhje ikje ne mas te popullit. Perfundimin vetem zoti e di, ama do jet keq e me keq se jo ti po asnjeri sben hajer per kte vend

Rama:Mos u shqeteso Ariel, sepse vrasjet jane shume me pak se c’kane qene dhe mos u merr shume me portale e me tv, ndersa sa per ikjen ne mase, shqiptaret kane ikur e kane ardhur, ikin e vijne dhe do ikin e do vijne, sepse lavdi Zotit jetojme ne nje vend te lire e nuk jemi me ne kohen e bunkerit ku rrinim te tere pa levizur brenda mureve!

Qytetari: Ah juve doni litarin që të gjithë, pa përjashtim. Vetëm talleni me popullin!! S’keni faj ju, por kemi faj ne që ju lem juve të bëni si të doni me be (popullin) kshu do bësh shtet ti lol Albanian state is a total joke ??

Rama: Lini, litarin mbaje per te kercyer se te shkarkon helmet e trupit qe te ndikojne direkt trurin dhe pastaj truri te punon si skapamento qe nxjerr tym te zi nga goja?

Qytetari: Ket pun keni ju elagu se lagu ma ne fund i pagun populli zoti rama.

Rama: Ndue s’jemi te gjithe njesoj Ndue, sa per popullin lere te flase vete

Qytetarja: Tallu tallu kur te mban populli. O te shperlafte mortja.

Rama: Ah e shkreta Espanjola, ngushellimet e mia per gjithe ate zift qe paske ne fyt

Qytetari: E keni ber bordello ate lesh parlamenti

Rama: Fluard, parlamenti tani po kthehet ne binaret e rregullave te shkruara nga te gjitha palet, po ti mos e lesho veten keshtu me kete gjuhe se s’eshte mire per ty jo per mua

Qytetari: Turp çfar ne kemi votur hapu dhe

Rama: Mos u merzit, voto heren tjeter qe te jesh krenar!

22 11

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura