“Ju ka ngelur vrima. Gomarica që vini vërdallë”- Rama sulmon opozitën, deputetët i bien tavolinave (momentet pikante)

Nov 24, 2022 | 13:05
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama e kishte “hartuar” fjalimin e tij këtë të enjte ku do të jepte mes rreshtash shpjegime dhe për Portin e Durrësit, me fraza e strofa vjershash të autorëve shqiptarë, për t’i vënë epitete opozitës.

“Partia me vulën e humbur që i ngjan asaj vrimës pasi del gozhda”, “ka lloj lloj mufosh”, “fisi gagacopullo”, “gomarica” etj ishin disa nga ciëlsimet që Rama përdori për opozitën.
Por kur deputetët nisin ti binin tavolinave për gjuhën e përdorur ndaj tyre, ai tha se në këtë seancë nuk kishte ardhur të fliste vetë, por me gjuhën e mësuesve të tij.
“Unë vetëm lexoj”, theksoi Rama.

“Duhet ta them, nuk po flas unë, po flasin ca të tjerë, unë thjesht po lexoj ata që ju kanë njohur më parë kur as ju nuk e dinit që ishit gjallë. keni qenë atje në 1912 e kjo është fatkeqësia juaj nuk e dini jeni në mision. Unë s’po them fjalët e mia janë gomaricat e faik beut. Për portet ankohen më shumë ata që nuk dinë not, nuk e them unë, mërziten thonë ç’është kjo gjuhë. Kjo është gjuha e mësuesve të mij e sot ka ardhur t’u flas përmes tyre.

Aa u kanë johur u kanë parë e ua dinë mirë kokën e shpirtin”, u shpreh Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Ngrihen me tam tame tërë mufot, gagacopullot e këtji vatani. Gagacopullot, oburrani shkruan Dielli për ju, Dielli. Le ti fryjmë zjarrit o burrani fryjini zjarrit sillni vajgur do kemi dimër të ashpër e po ti vëmë zjarrrin vendit do ngrohemi.

Është granatuar imuniteti i pronës publike nga cdo mundësëi hipotetike cenimi.

Kontrata parashikon se në rast moszbatimi shkohet deri në marrjen e gjithckaje që ka zhvilluar deri në atë moment me zero pagesë nga shteti e nuk ka asnjë kolateral të pronës shtet.

Gjë që sipas investiotrorit është hera e parë që nuk i lejohet.

Këto janë vetëm disa nga detajet e panumërta të një kontrate që jemi shumë krenar që ia sjellim këtij Kuvendi. Do kemi rast e kohë ti përballim dokrrat e hinit, akuzat e shpifjet.

Ca sy të hapni ju s’ju lë mallkimi që keni mision. Kanadezi që u përzu nga Shqipëria, ai investim ishte 10 herë më i vogël në vlerë se investimi që do miratojmë ne sot këtu për Durrësin.

Vonë por do kemi investim me një vepër shumë më të konsiderueshme në masë e impakt ekonomik se sa Porto Montenegro.

Ju më dini se veten e nuk u vë faj dhe pse kam të vështierë të gjej paqen nuk u vë faj .

S’keni si ta dini si njeriu mund të jetë krejt ndryshe nga ju që jeni mëkuar me ujin e zi të punëve të brendshme të ndyra e vini vëradallë si gomaricat e kukuvajka si luftoni [ër darën ju o trima që kur shkulni gozhdën ju ngelet vrima.

A do qumësht a do dhallë gomaricat vijnë vërdallë.

Tërë sorollopi i këij katundi s’ka shans që t’ja vrasë përsëri Durrësit shansin historik të këtij investimi transformues.

Ky projekt e ka marë vulën e pëlqimit nga komuniteti durrsak me votën e tyre në zgjedhjet që na kanë sjellë ne në këtë sallë në shumicë e ju në atë që mufo gagacopullo , e quan lidhja e të poshtërve. “la cooperaticva dei maskalconi’.

 

Cdo punë, që ne nisim këta e pagëzojnë si aferë të madhe fisi gagacopullo.

Njëri me buzët e holluara brisk nga urretjja e sytë e zbardhur nga një helm i pakurueshëm në gjak që e bën të shohë zgurdullimsi një aferë të madhe, me shpresë të përmbysjes me dhunë lebetitej se si mund të hiqen që aty porti më i madh i vendit.

Pikërisht ndaj hiqet aty se s’mund te rrijë ne zemër të një qyteti turistik që ndot ajrin shkatërron akustikën degradon panoramën por ska asnjë mundësi zgjerimi.

Ndaj do iki që aty për t’ju përshtatur kohëve të sotme, ambicieve të Shqipërisë të shek 21, për të qenë porta më e rëndësishme hyrëse nga deti në ekonominë e Ballkanit Perëndimor.

Tërë mëmëdhetarët pa atdhe që vijnë vërdallë si gomaricat e Faikut janë përndezur e hedhur në sulm frontal se tani e shikojnë që ne e kemi me gjithë mend që do bënen të dyja dhe ai turistiku dhe ai komercali, doni apo s’doni ju që s’doni e kurrë mos daci se nuk na duhet se cfarë doni.

Duhet ta them, nuk po flas unë, po flasin ca të tjerë, unë thjesht po lexoj ata që ju kanë njohur më parë kur as ju nuk e dinit që ishit gjallë. keni qenë atje në 1912 e kjo është fatkeqësia juaj nuk e dini jeni në mision. Unë s’po them fjalët e mia janë gomaricat e faik beut. Për portet ankohen më shumë ata që nuk dinë not, nuk e them unë, mërziten thonë ç’është kjo gjuhë. Kjo është gjuha e mësuesve të mij e sot ka ardhur t’u flas përmes tyre.

Aa u kanë johur u kanë parë e ua dinë mirë kokën e shpirtin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura