Ju ka ndodhur edhe ju? Zbuloni arsyen pse disa qime të trupit rriten më shumë se të tjerat

Aug 6, 2020 | 11:49
SHPËRNDAJE

Kjo mund t’i ketë ndodhur shumë prej nesh. Kur kruajmë qafën apo prekim krahët, krejt papritur mund të vëmë re qime shumë të gjata dhe në ngjyrë të përafërt me atë të lëkurës, që duket sikur janë rritur brenda natës. Nëse kjo ju ka ndodhur edhe ju gjithashtu, dijeni se nuk jeni të vetmit.

b34a03f1-d4c0-4636-ae79-25f2acdbcc83

Po nga se shkaktohen?

Edhe pse shumë prej nesh mund ta kenë hasur diccka të tillë, nuk ka një term specifik për këto fije të gjata dhe të holla.

Megjithatë, ka disa teori që e shpjegojnë këtë fenomen.

Dermatologët sugjerojnë që këto qime të gjata shkaktohen nga faktorë hormonalë dhe gjenetikë, të cilët i bëjnë disa qime të rriten shumë herë më shumë se të tjerat.

0536aa05-8410-4fd7-bec2-ea37386f09a5

Disa mutacione bëjnë që qimet në gjëndrën e “përzgjedhur” të qëndrojnë për më gjatë aty ku rriten në mënyrë aktive. Si rezultat, kjo gjëndër e vetme ka më shumë kohë për të rritur një qime të vetme.

Nëse këto qime, të cilat mund të dalin edhe në mjekër apo në zonën e ballit, ju shqetësojnë apo pengojnë, dermatologët sugjerojnë që t’i hoqni me piskatore ashtu sicc bëni zakonisht për të shpëtuar nga qimet e padëshiruara.

bfb3e0eb-7d05-4721-8eeb-8bd5a9615af3

Disa prej nesh që papritur vënë re këto qime të pazakonshme në trup, kanë ndjesinë sikur ato rriten brenda natës.

Këto qime janë shumë të holla dhe ngjyra e tyre i përafrohet shumë asaj të lëkurës, prandaj pothuajse nuk dallohen fare nga qimet e zakonshme të trupit. Kjo është arsyeja pse ndonjëherë na duhet shumë kohë për të kuptuar se kemi qime të tilla, ndërkohë që ato vazhdojnë të rriten.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura