“Ju jeni katila”/ Përkujtohet Revolta e Spaçit, rrethimi me 4500 trupa ushtarake, dhuna dhe hakmarrja me pushkatim e ridënim ndaj të burgosurve

| 9:03
SHPËRNDAJE

Spac

Përkujtojtohet sot Revolta e Spaçit (21-23 maj 1973), qe nisi si nje incident mes nje te denuri dhe gardianit e me pas shpertheu ne revolten e madhe per shytpjen e te ciles u angazhuan 4500 forca ushtarake.

spac1

Pasoja e revoltes qe shpertheu me thirrjet e te denuarve “Ju jeni katila”, “Ja vdekje ja liri!”, “Populli është me ne”, “Rroftë Shqipëria e lirë”, ishte pushtkatimi i krereve te revoltes dhe ridenimi i 82 personave te tjere. Ja mesazhi qe publikon sot Muzeu “Shtepia me gjethe”.

***

Revolta e Spaçit nisi në datën 21 maj 1973 si një kundërshtim ndaj urdhërave dhe rregullave të vendosura në burg. Më pas do të merrte përmasa më të mëdha duke kundërshtuar vetë regjimin komunist. Nisi si një incident i vogël mes një të dënuari dhe gardianit të Burgut të Spaçit, por përfundoi me revoltën e thuajse të gjithë të burgusorve, duke shkaktuar tronditje të fortë për institucionet e sigurisë dhe drejtuesit e qeverisë komuniste. Për rreth 3 ditë në tarracën e burgut 100 të burgosur filluan të hidhnin parrullat “Ja vdekje ja liri!”, “Populli është me ne”, “Rroftë Shqipëria e lirë”, “Ju jeni katila”. Ata u rrethuan me shpejtësi nga mbi 4500 trupa ushtarake nga Shkodra e Tirana, të cilët hapnin zjarr nga të gjitha anët. Deri në momentin që u shtyp dhunshëm revolta, të dënuarit u bashkuan dhe kundërshtuan me forcë të dorëzoheshin, duke u konfrontuar fizikisht me gardianët e Burgut të Spaçit, të repartit 303 dhe të forcave të sigurimit dhe ushtrisë të mbërritur nga Tirana. Si rezultat dhe në shenjë hakmarrje, do të dënoheshin me pushkatim, katër nga krerët kryesorë të revoltës ndërsa rreth 82 persona të tjerë do të ridënoheshin me vite të gjata burgu. (Pal Gjergj Zefi, Dervish Bejko, Skënder Haja, Hajri Pashaj). Urdhri për dënimin e të burgosurve të Spaçit, erdhi nga Tirana. Ai u përpilua më 1 qershor 1973 dhe pastaj iu paraqit Gjykatës Popullore të rrethit Mirditë. Më poshtë po paraqesim formulimin e një aktpadie ndaj njërit prej të akuzuarve:
“I pandehuri Rexhep Lazri, ka marrë pjesë dhe ka hedhur parulla kundër pushtetit duke u shprehur: Ja vdekje ja liri!, Poshtë komunizmi! etj. U ka bëre thirrje të dënuarve të tjerë për të marrë pjesë në revoltë.”

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.