‘Ju jeni debitor’, 38-vjeçarit nga Tirana i ikën mendja, zbulon se ka…

Jan 13, 2018 | 21:57
SHPËRNDAJE

Një 38-vjeçari i ka “ikur mendja” kur ka marrë vesh se i duhet të paguajë 308.432 lekë të reja pasi është debitor në një kompani telefonike dhe më e rënda, se ka mësuar rastësisht se është “pronar” i 5 numrave me kontratë, pa ditur gjë vetë.

auto_bisede_telefonike1482675755-e1490967187651

Sipas policisë. dje shtetasi me inucialet D. H., banues në Tiranë, ka depozituar pranë Komisariatit të Policisë kallëzim penal duke pretenduar se nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, është lidhur një kontratë për 5 numra në një kompani telefonike duke e bërë debitor 308.432 lekë.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 186 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura