“Ju as dashuri s’të lini me bërë rehat”, ish-banorja e “Big Brother” marros Olsin dhe Damianon

Aug 22, 2017 | 18:24
SHPËRNDAJE

Shoqëria e mirë e Damiano Agalliut dhe Olsi Klosit pas përfundimit të ‘Big Brother Albania 9’ ku ata patën koniket të ashpra, duket se nuk do të zgjasë dhe aq shumë, duke qenë se dy djemtë tani duket se janë sërish në rivalitet, por kësaj radhe nuk bëhet fjalë për çmimin e spektaklit. Bëhet fjalë për një vajzë, e cila po ashtu si ata, ka qenë pjesë e ‘Big Brother Albania’.

185ee4cf69c59a80fabb3a27e25ffd89

Bëhet fjalë për Xhulin e ‘Big Brother Albania 7’ e cila duket se ka marrosur djemtë dhe të dy ata kanë nisur ta ngacmojnë haptazi në Instagram. ‘E shikon ça ka pas më parë o Olsi. Ta bënte zemra të debatoje me këtë? As bëhet llaf.’ komenton Damiano, ndërsa Olsi ia kthen: ‘Mos me ta bo zemra me e nominu!

Nuk është dashur shumë dhe në bisedën virtulae është bashkuar edhe vetë Xhuli, e cila u shkruan djemve: ‘Pse flisni pas shpine ju të dy?!’ Asaj i është përgjigjur Damiano i cili ka sqaruar se nuk bëhej fjalë për të folur pas shpine, por për një ‘gjuajtje të hapur’. Mirëpo nga frika e lajmeve, Xhuli i ka kërkuar atyre që ta ndërprejnë atë që po bënin, për të kaluar më pas në një bisedë në chat privat me Damianon. Burimi: Tabloid.al

c72694eb3f4c7fb0a0ec037938bb6987 935f15ab71180bd20592d462474926c9 bdd564f9f6d744e6d40ab9860a71f343 22ccb366bab752bfffec49691893df89

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura