Jovanoviç: Kosova është barra më e rëndë e Serbisë

Dec 12, 2017 | 8:38
SHPËRNDAJE

Hapja e dy kapitujve të rinj në rrugën e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian përbën një hap pozitiv drejt anëtarësimit të plotë në BE.

serb

Kështu ka deklaruar kryetari i Partisë Liberal Demokratike të Serbisë Çedomir Jovanoviq, transmeton Klan Kosova.

Ai gjithashtu ka deklaruar se është e qartë se problemi i hapur  i Kosovës është një barrë në rritje për vendin e tij.

Jovanoviq ka thënë në një deklaratë se mesazhi që kanë marrë në Bruksel sugjeron se, pavarësisht dy kapitujve të hapur, ka pakënaqësi me marrëdhëniet në mes të Beogradit dhe Prishtinës “, si rezultat i vonesave në negociatat dhe mungesës së zgjidhjeve konkrete.”

Ai beson se presioni i vendeve udhëheqëse në Evropë po rritet për të zgjidhur këto çështje sa më shpejt që të jetë e mundur, transmeton Klan Kosova.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/jovanoviq-kosova-eshte-barra-me-e-rende-e-serbis-473328/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura