Jovan Tafa, shqiptari i veshjeve të brendshme që po çmend kontinentin aziatik

Feb 6, 2016 | 11:50
SHPËRNDAJE

Amerika ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga ëndrrat e njerëzve që synojnë famën, por vështirësitë për ta arritur atë janë shumë të mëdha në krahasim me vendet tjera, në të cilat me pak punë arrin të bëhesh super i famshëm dhe i përfolur.

djz

E ndërsa shumë shqiptarë vazhdojnë të kërkojnë famën dhe suksesin në Amerikë, tregu aziatik vazhdon të jetë po ashtu një atraksion i vërtetë për kombësi të ndryshme, por edhe për shqiptarët.

Kjo për faktin se Kina dhe shumë vende të tjera aziatike janë të interesuara për modelin europian, e kohëve të fundit shqiptarët janë ata që zënë vendin e parë në kërkimet kineze.

Deri më tani kemi shkruar për disa shqiptarë që po shijojnë suksesin në Kinë, ndërsa këtë herë do t’ju prezantojmë me një fytyrë krejtësisht të re për publikun vendës. Bëhet fjalë për një djalosh model që po thyen tabu në Kinë, duke çmendur kinezët me format e tij fizike. Jovan Tafa është djaloshi që njihet si model i veshjeve të brendshme.

dj2

Në prill të vitit të kaluar ai ishte zgjedhur mashkulli i muajit për disa revista atje. Ai ka realizuar gjithashtu edhe një set në të cilin shihet krejtë- sisht nudo, si e ka lindur nëna, ndërsa për një kohë ka jetuar në Itali.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura