Josep Borrell ju shkruan letër ministrave të BE-së për Kosovën

Dec 11, 2019 | 8:05
SHPËRNDAJE

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian Josep Borrell, deklaroi sot se përparësia kryesore e diplomacisë së tij do të jetë afrimi i Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe arritja e një marrëveshjeje në dialogun Beograd-Prishtinë, njoftoi European Western Balkans.borrel-780x439-600x360

“Prioriteti im do të jetë të punoj në një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Serbisë dhe Kosovës”, deklaroi Borrell në një letër drejtuar ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes të BE-së, letër kjo e marrë nga Tanjug.

Në një letër të publikuar përpara takimit të parë të Këshillit të BE-së, Borrell theksoi përparësitë e tij në politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, duke bërë thirrje për unitet më të madh dhe një qasje gjithëpërfshirëse.

Borrell përshkroi gjithashtu dy përparësi të qarta që i bëjnë çështjet e jashtme të BE-së më efikase dhe më strategjike: e para, në lidhje me shqetësimet e BE-së për fqinjët e saj të afërt dhe e dyta, në sferën e marrëdhënieve të BE-së me aktorët gjeostrategjikë në botë.

“Në radhë të parë, ne duhet të mbështesim me vendosmëri anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së”, theksoi Borrell në letrën e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura