Josën e kënaq loja e Skënderbeut: Beshiktashit i uroj titullin

Nov 26, 2015 | 22:35
SHPËRNDAJE

Mirel Josën e kënaq loja. Trajneri i Skënderbeut deklaroi pas ndeshjes se është i kënaqur nga ekipi i tij. Sipas tij, nëse skuadra do kishte barazuar loja mund të merte një tjetër rrjedhë.

josa“Luajtëm mirë. Kemi zhvilluar një ndeshje pozive dhe kemi luajtur si të barabartë. Nëse do të kishim barazuar ndeshja do të marrë një rrjedhë tjetër. Natyrisht, Besiktashi ishte i favorizuar në këtë përballje dhe mund të them se e merituan.

Unë shpresoj që të jenë kampionë në Turqi. Nuk jemi të kujdësshëm në mbrojtje dhe ndëshkohemi edhe kur jemi duke kaluar një moment të mirë.

Duhet të fitojmë më shumë eksperiencë dhe të kemi më shumë besim. Një barazim në këtë sfidë do më kishtë kënaqur shumë”, deklaroi Josa pas ndeshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura