Josa fiton gjyqin në FIFA, klubi kryeqytetas do t’i paguajë 45 mijë euro trajnerit

Mar 17, 2021 | 14:15
SHPËRNDAJE

Një lajm i mirë për trajnerin Mirel Josa, para sfidës ndaj Teutës. Tekniku tiranas ka fituar gjyqin në FIFA pas padisë të ngritur ndaj Prishtinës.

Josa

57-vjeçari kishte kontratë 3 vjeçare me ekipi kryeqytetas të Kosovës, por pas dy vitesh, përkatësisht në shtator 2019, Josa ishte shkarkuar nga detyra.

Drejtuesit e Prishtinës nuk kishin shlyrë detyrimin financiar për periudhën e mbetur të kontratës,  teksa FIFA i ka dhënë të drejtë Josës. “Indeksonline” bën të ditur që Prishtina duhet t’ia paguajë 45 mijë euro Josës, 17 mijë nga pagat e papaguara dhe pjesa tjetër si dënim nga FIFA për mos respektim të kontratës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura