Josa dhe Kola, gjigantët e Tiranës që u ndeshën edhe në… Greqi

Aug 25, 2018 | 20:06
SHPËRNDAJE

Kanë qenë protago nistë të një 17 Nën tori legjendar dhe të një skuadre përfaqësuese përtej historisë. Një karrierë e nisur në moshë të re, si për Josën edhe për Kolën. Me tipare sulmuese, lojtarë energjikë, shumë shpejt janë evidentuar si talente të futbollit. I pari me të rinjtë e 17 Nëntorit, ndërsa i dyti te Shkëndija e Mjeshtërisë Sportive. Fillimvitet ’80 do të bashkoheshin te 17 Nëntori i mrekullive.

Josa-Kola

Po, ishte një skuadër e re, spektakolare, me futbollistë cilësorë, të talentuar, ku midis tyre spikasnin edhe dyshja Kola-Josa. Ata ishin në boshtin kryesor të skuadrës së drejtuar nga Enver Shehu, i cili nuk e niste autobusin nëse nuk kishte hipur apo ardhur Agustin Kola. Josa-Kola, të dy titullarë, lojtarë bazë, gjithmonë vendimtarë në rezultate, lojë e trofe. Luftarakë, pa asnjë kompromis ndaj çdo kundërshtari, me një kontribut të madh, duke i dhënë jetë e duke rikthyer traditën, famën dhe emrin e një 17 Nëntori të paharruar të viteve ’60-’70.

Josa Kola

Një kompleks i admirueshëm, me Mingën, Kolën, Josën, Muçën, Baçin, Omurin, Bimon, Memën, Litin, Ramadanin, Stojën, Mersinin, Sharrën, Ali Mehmetin, Rizën, Hodjen, Lekbellon, dhe midis tyre JosaKola, protagonistë absolutë. Të dy futbollistë universalë, në mbrojtje, mesfushë e sulm. Të përgatitur fizikisht, shpirti i skuadrës kanë qenë. Në fushën e tyre, por edhe në ndeshjet në transfertë, nuk kanë njohur rivalë apo kushte atmosferike. Lojë dhe gola spektakolarë te 17 Nëntori i asaj dekade, katër herë kampionë dhe tri herë fitues i Kupës së Republikës, në rivalitetin e madh me Vllazninë, Dinamon, Partizanin, Labinotin e Flamurtarin.

Kola-Josa, përherë në vijën e parë të sakrificës, egos, dëshirës për fitore, ndonëse me karakteristika të ndryshme: Kola i vrullshëm, me temperament të lartë, agresiv në zonë, goditës në tokë dhe ajër, i veprimeve spektakolare, gola me roveshatë. Thjesht i papërmbajtshëm. Pak më ndryshe Josa: gjithmonë duke vrapuar, asnjëherë nuk e shihje të ndaluar vetëm kur vërshëllente gjyqtari, koordinues në veprimet alternuese mbrojtjemesfushë-sulm, por shpesh edhe finalizues. Futbollistë idhuj të tifozërisë krejt të veçantë tiranase, të tribunës A. Ishin të papërmbajtshëm, kur Kola realizonte dhe shpërthimi pa kufi kur ai i drejtohej atyre pas çdo goli.

Josa Kola Kombetarja

Të dy janë titullarët e një 17 Nëntori historik, në beteja të paharruara, aq më shumë në kualifikimet europiane të rralla për futbollin shqiptar me klube. Mbi të gjitha 180 minutat epike, kur në Rumani Kola, Josa dhe shokët e tyre eliminuan Dinamon e Bukureshtit. Pastaj në kombëtare, një tjetër faqe epokale e tyre: të paharruara përballjet, rezultatet, loja ndaj Polonisë, Belgjikës, Greqisë, Spanjës, me golat përtej fantazisë realizuar nga Kola në barazimin 2-2 me përfaqësuesen e Polonisë së Boniekut, ai i Josës ndaj Belgjikës në “Qemal Stafa” në fitoren tronditëse të Shqipërisë 2-0 ndaj Shifos me shokë.

triana

Kanë qenë gola dhe momente unikale. Të dy bashkë, te 17 Nëntori në pothuajse 50 takime me përfaqësuesen deri kur u ndanë pas viteve ’90 për t’u takuar në Greqi: Josa me Aris dhe Kola me Egallos. Pastaj, së bashku rikthimi pas një periudhe të gjatë te ngjyrat e dashurisë së parë, ato bardheblu, në stolin teknik të Tiranës në vitin 2006.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura