Jonida Maliqi, vajza që lançonte trendet e reja të modës edhe 10 vite më parë

May 12, 2017 | 16:00
SHPËRNDAJE

Jonida Maliqi dhe skena e festivalave kanë një rrugëtim që fillon që kur ajo ishte fëmijë. Jonidën e kemi pëlqyer për talentin e saj si këngëtare, ndërkohë që në pamje ishte e zakonshme. Me kalimin e viteve, ajo filloi të kujdesej për veten dhe ndërkohë, krahas famës që mori si këngëtare, filloi gjithashtu të spikaste për stilin e saj.

Gjithnjë në avangardë kur bëhej fjalë për trendet e fundit, shumë prej nesh kuptonim se si do të ishte moda në një sezon të caktuar, në bazë të asaj se çfarë vishte Jonida. Pra, sot ajo është edhe një ikonë mode për rëndësinë që i jep kësaj pjese.

IMG_0485Ne kemi mbledhur foto në vite të këngëtares dhe, siç e shikoni, një nga gjërat që Jonida ndryshonte më shpesh, ishin flokët. Të shkurtra të bardha, të verdha, të gjata të zeza, portokalli, me ose pa kaçurrela, Jonida i ka provuar të gjitha në këtë aspekt.IMG_2369

Ndërsa sot ajo ka një periudhë të gjatë që i ka lënë rehat flokët, duke u stabilizuar te ngjyra kafe dhe të gjata dhe ai stil i shkon shumë. Tashmë superelegante dhe superfashion, Jonida është një model i bukur për t’u ndjekur për stilin e saj./Panorama/IMG_5677IMG_4350

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura