Jonida Maliqi: Pas dy vitesh mungesë, rikthehem me klip të xhiruar në Chalkidiki

Aug 4, 2015 | 13:39
SHPËRNDAJE

jonida-&-ledi1113
Jonida Maliqi rikthehet në muzikën shqiptare pas dy vitesh mungesë. Klipi me titull “Jam bërë si ti” u lançua mbrëmjen e së premtes në YouTube në kanalin JonidaMaliqiVevo, si dhe në të gjitha televizionet e radiot shqiptare. “Për hir të së vërtetës, në një treg si ky aktuali, ku për të qëndruar në majë të duhet të prodhosh pa pushim, duket se nuk ekziston luksi për një artist që të frymëzohet realisht për të krijuar një këngë, që së paku ai vetë ta ndjejë vetë së pari, e jo më pjesa tjetër.

Krijimtaria është kthyer në detyrim, duke larguar kështu muzikën nga arti i mirëfilltë. Ndaj “Jam bërë si ti”  është një këngë që duket se ka ardhur për të qëndruar”, tha këngëtarja për “Panoramën”. Me tekst dhe muzikë të Flori Mumajesit, kënga vjen si  rrëfim shpirtëror i vetë artistes. Na bën përshtypje gjithashtu klipi dhe realizimi i tij në plazhin e bukur të Greqisë, Chalkidiki, ku Jonida tregon se bashkë me stafin kanë punuar mëorë të gjata  për tri ditë me radhë.
jo1
Artistja vjen në një interpretim të ndjerë me aktorin e klipit, Ledian Agallijaj. “Dua të tregoj se dramaticiteti i skenës në vaskë erdhi natyrshëm, pasi kam derdhur lot të vërtetë pa u sforcuar”, tregon ajo. Jonida, e cila nuk është mësuar të bashkëpunojë me stilistë, këtë herë ka zgjedhur t’ia besojë Ardi Asllanit veshjet e saj. Kryefjala e imazhit ishte thjeshtësia dhe origjinaliteti, gjë që pasqyrohet në veshje jo shumë të ngarkuara dhe pa bizhuteri të tepërta, me make-up natyral të realizuar nga Eriona Ndou dhe flokët e stiluara nga Emma Styling

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura