John Terry nuk i jep dorën tifozit me ngjyrë (VIDEO)

Mar 3, 2015 | 18:37
SHPËRNDAJE

Futbollisti anglez John Terry akuzohet sërish për sjellje raciste. Këtë herë pasi refuzoi t’i shtrëngonte dorën një tifozi me ngjyrë. Kjo ndodhi gjatë festimeve, pas fitores së Chelsea-t kundër Tottenham-it.

John Terry nuk i jep dorën një tifozi me ngjyrë

Terry, i cili është kapiteni i Chelsea-t, kaloi në mes të tifozëve, shtrëngoi duart me të gjithë, ose pothuajse. Por i pari i tifozëve që ai refuzoi, ishte një njeri me ngjyrë. Pas këtij gjesti, sipas videos, Terry ul kokën e tij dhe vazhdon duke shtrënguar duar me të tjerë tifozë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura