“John Legend apo Brad Pitt?”, mediat prestigjoze botërore ‘sherr’ për mashkullin më seksi në botë

Nov 15, 2019 | 12:52
SHPËRNDAJE

“Mashkulli më seksi në botë” sipas revistës prestigjoze ‘People’ u shpall këngëtari i njohur i hitit “All of me”, John Legend.

Menjëherë pas kësaj filluan polemikat në rrjetet sociale pasi kishte edhe nga ata që nuk ishin dakort me këtë sondazh.

Ishte “Us Weekly” që shpalli sipas një sondazhi, një tjetër artist si mashkullin më seksi në botë dhe s’kishte kush të ishte tjetër përveç se aktori i njohur Brad Pitt.

“Sipas votave, ky është mashkulli më seksi në botë”, shkruan ‘Us Weekly’.

Por duket se kjo gjë u mor personale nga prestigjiozja ‘People’ e cila që nga viti 2002 ka ekskluzivitetin për të shpallur këtë ‘titull’.

‘People’ kështu paralajmëroi ‘Us Weekly’ se do ta ndiqte ligjërisht këtë çështje. Pas kësaj, kjo e fundit u detyrua ta fshinte lajmin.

Pra në ‘fuqi’ si “Mashkulli më seksi në botë’ mbetet John Legend.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura