“John Kerry ua mbylli maratonën e pushtetit Metës dhe Berishës”

Feb 17, 2016 | 6:52
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Drejtësisë, Spartak Ngjela duke folur për “arsyet e fshehta” të vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry thotë se, ishte për të deklaruar hapur mbështetjen për Reformën në Drejtësi dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ngjela në shkrimin e tij thekson se, me injorimin nga Kerry, Ilir Meta “mbylli përfundimisht maratonën e pushtetit të tij”, ndërsa shton se e njëjta gjë vlen dhe për Sali Berishën.

Kryetari i LSI Ilir Meta dhe kryeministri Sali Berisha, gjate nje seance parlamentare, ku eshte zgjedhur president i Republikes Bujar Nishani ne raundin e katert, ne te cilen kane marre pjese 76 deputete, 73 deputete kane votuar pro Nishanit, 1 kunder dhe 2 flete votimi te pavlefshme. Ndersa opozita ishte prezente ne salle por nuk mori pjese ne votim.

Ja çfarë shkruan Spartak Ngjela:

Shqetësimi i madh i gazetarëve të shkretë që paguhen nga thërrimet e Metës apo tremben nga gangsterët e Saliut, edhe dje e bënë edhe më qesharake gazetarinë e angazhuar në mbrojtje të së keqes shqiptare. Një grup syresh e pa injorimin e Xhon Kerrit për Metën, një gjë normale. Por, mor’ të mjerë, pse nuk pyesni sesi e përjeton Meta këtë injorim?

Meta, të dielën e mbylli përfundimisht maratonën e pushtetit të tij vjedhacak në Shqipëri. Po kështu, edhe Saliu. Të dielën, në fakt, ranë të dy, edhe Meta, edhe Saliu, sepse Sekretari Amerikan i Shtetit e tha hapur: Drafti i Reformës në Drejtësi është formuluar në Amerikë. Stop. Gjithçka ka marrë fund. Dhe me tej: Basha dhe grupi që ishte më të, e dëgjoi vetë argumentin: qëndrimi ndaj DRAFTI, është qëndrimi kundrejt Amerikës.

Gjendja, në fakt, është në progres drejt shkallmimit të abuzivizmit shtetëror në Shqipëri. Edhe Byroja Kombëtare e Hetimit, gjithashtu është draft amerikan. Edhe ekspertët do jene amerikane dhe shqiptare të trainuar në Amerikë. Atëherë, ç’i mbetet hajduteve të “qarqeve të larta” në Shqipëri? Asgjë. Reforma Antikorrupsion nuk është sot vetëm një interes shqiptar. Kjo reformë është edhe interes amerikan, edhe interes gjerman. Dhe këtu vjen e del një pyetje: pse është edhe një interes amerikan?

Sepse politika ekonomike amerikane dhe gjermane, kane si plan të ndërtojnë një treg ballkanik. Shqipëria, për ta, është vendi kryesor në këtë treg, por, lidershipi shqiptar është i korruptuar dhe i lidhur me krimin e organizuar në Shqipëri.

Dhe, nuk është vetëm kjo, sepse, në këtë treg kërkon me çdo kusht që të jetë prezente edhe Rusia. Atëherë: sigurisht që këtu vjen e qëndron shqetësimi politik amerikan semos korrupsioni politik shqiptar, që është kundër Reformës në Drejtësi, i hap udhë influencës Ruse në Shqipëri. Domethënia: ja arsyeja e parë politike e ardhjes së Xhon Kerrit në Tiranë.

Në funksion të kësaj, askush nuk mund të dale kundër Reformës dhe Byrosë së Hetimit, sepse ky është njëherësh interes amerikan dhe interes gjerman, dhe, me se shumti, intres jetik shqiptar. Atëherë, çeshite ky grup pushtetarësh që kërkon të frenojë apo të bllokojë Reformën në Shqipëri? Një bandë është, por, për arsyet që përmendëm më lart, është një bandë e pashpresë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura