“John Kerry lidhje gjaku me familjen mbretërore shqiptare”

Feb 14, 2016 | 10:18
SHPËRNDAJE

NGA ROLAND QAFOKU

Për Shqipërinë dhe shqiptarët John Kerry nuk është vetëm njeriu i dytë më i pushtetshëm në SHBA dhe në Botë.

Nuk është vetëm kryediplomati i diplomuar në Yale, në një prej universiteteve më të mira në botë.

12713975_1738057973106999_659919215_n

Nuk është vetëm ushtaraku me gradwn toger që mori pjesë në luftën e Vietnamit por që e kundërshtoi atë luftw dhe nuk ështyë vetëm kandidati demokrat për president që në vitin 2004 humbi garën përballë republikanit George W. Bush.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry i cili pritet që nesër të mbërrijë në Tiranë ka lidhje gjaku me familjen mbretërore shqiptare. Në jetëshkrimin e gjatë të shkruar prej tij në vitin 2004 ai shkruante se kishte lidhje gjaku nga nëna e tij me mbretëreshën e Shqipëqreisë Geraldina Apony.

Bashkëshortja e Ahmet Zogut ishte hungareze nga babai, por e ëma e saj Gledis Virginia Steuart ishte amerikane. Kjo familje është e njohur në SHBA për lidhje me politikën.

12736076_1738058036440326_1827460487_n

Vëllai i nënës së Geraldina Apony ishte konsull I SHBA në Hollandë. Ndërsa njihen edhe lidhjet e gjakut të kësaj familje me presidentin e 37-të Richard Nixon. Ndërkohë familja Steuart ka lidhje gjaku edhe me sekretarin aktual të Shtetit John Kerry.

Gjatë fushatës së vitit 2004 Kerri e përmendi disa herë këtë fakt dhe në biografinë e tij të gjatë janë dhënë detaje të kësaj lidhje.

Gjatë fushatës elektorale të vitit 2004 gazetat në SHBA dhe në Shqipëri e kanë përmendur këtë fakt disa herë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura