John Kennedy u vra nga Zonja e Parë e Amerikës? Dalin të dhëna të tjera që po çuditin botën (VIDEO)

Nov 23, 2017 | 17:40
SHPËRNDAJE

Ka shumë teori konspirative që rrethojnë vrasjen e presidentit të 35-të amerikan Xhon Kenedi, e cila tronditi botën dhe shënoi ditën kur ‘Amerika humbi pafajësinë”.

Ato përfshijnë CIA-n, nënpresidentit Lyndon Johnson, kryeministrin kuban Fidel Castro ose KGB-në , por së fundmi shumë kanë konsideruar mundësinë se gruaja e Kennedit,  Jackie është në të vërteteë vrasësja e tij.

4679DF5D00000578-5104459-image-a-193_1511284146851

Pas më shumë se gjysmë shekulli, shumica e hetuesve të pavarur pajtohen se ish-marinsi amerikan , Lee Harvey Osvald, personi i akuzuar për vrasjen e JFK, ishte ose i “paguar”ose i pafajshëm.

A mund të jetë e vërtetë se ishte Jackie, ishte ajo që i dha bashkëshortit godititjen fatale?

Një teori konspiracion sugjeron se ajo u punësua nga CIA,  dhe se qëlloi për vdekje Presidentin, shkruan Daily Mail.

044131FF000007D0-5104459-image-a-188_1511283669192

Në raportin zyrtar, thuhet se Osvald, i cili u qëllua për vdekje dy ditë më vonë nga pronari i një klubi nate, gjuajti mbi limuzinën presidenciale dy herë, nga kati i 6 i Bibliotekës së Teksasit,  duke vrarë presidentin dhe duke plagosur guvernatorin Xhon Connally, i cili ishte gjithashtu në makinë.

Por, për disa, faktet thjesht nuk përputhen.  James Fetzer, autor i një libri mbi vrasjen e Kenedit, sugjeron se vrasësi nuk ishte Osvald.

4692C1D900000578-5104459-image-a-195_1511284856704

“Sipas raporteve,  Lee Osvald shënoi dy herë mbi makinë, duke gjuajtur tri të shtëna në gjashtë sekonda … me një armë me shpejtësi të ulët, e cila nuk mund të kishte dëmtuar kurrsesi kafkën e Presidentit – arsyeton ai – Shumë u përpoqën të përsërisnin skenarin, por dështuan. Ajo që raporti pretendonte  ishte në të vërtetë e pamundur”.

“Rrezet ‘X’ të autopsisë u fabrikuan për të fshehur një goditje masive në pjesën e prapme të kokës, të shkaktuar nga një goditje e qëlluar nga përpara. Të dhënat e autopsisë u falsifikuan”, shprehet shkrimtari.

Në fakt, mbi 40 dëshmitarë përshkruan një plagë të madhe, në pjesën e prapme të kokës së presidentit.

Disa thonë se filmimi i kapur nga Abraham Zapruder në Dealey Plaza kap Zonjën e Parë që vepron në një mënyrë të dyshimtë.

Ata pretendojnë se Jackie u kthye 90 gradë për t’ju afruar Presidenti, u përkul dhe pastaj me sa duket ngre dorën e majtë drejt fytit të tij

Studiuesit kanë shqyrtuar pamjet dhe ata pretendojnë se kishte një objekt metalik në dorën e majtë të Zonjës së Parë

Raporti zyrtar nga komisioni i ngritur për të hetuar vrasjen tha se ish-marinsi amerikan Lee Harvey Osvald ka qëlluar dy të shtëna në makinën presidenciale.

Por, disa hetues dhe autorë të pavarur kanë pohuar se lëndimet e Kenedit tregojnë se ai u qëllua nga përpara, domethënë që Osvald nuk mund ta kishte vrarë kurrsesi.

Vrasësja e vërtetë ishte ulur pranë tij dhe i mbijetoi shëndoshë e mirë atentatit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura