Joe Biden betohet sot si Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, ndërsa Trump largohet nga zyra

Jan 20, 2021 | 8:20
SHPËRNDAJE

Përurimi i Joe Biden si president i Shteteve të Bashkuara do të bëhet sot në mesditë me kohën lokale.

biden 1

Biden do të betohet si presidenti i 46-të i SHBA-së në ceremoninë e 59-të të inaugurimit, dhe ndryshe nga ceremonitë e mëparshme, fjalimet tradicionale, shfaqjet dhe ish-presidentët do të shfaqen para një auditori të vogël, fizikisht të largët me maska mbrojtëse dhe në një qytet të mbyllur për shkak të pandemisë, si dhe për shkak të kërcënimeve të sigurisë.

Skena e inaugurimit është larg çdo spektatori. Një prani masive e policisë përfshin 25,000 anëtarë të Gardës Kombëtare.

Inaugurimi do te behet pas shume diskutimesh mbi rezultatin e zgjedhjeve, pasi Donald Trump pretendonte se ato ishin te manipuluara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura