Jodie Foster tregon për familjen, bashkëjetesën me partneren dhe fëmijët: Kjo është jeta sipas mënyrës sime!

Dec 15, 2017 | 15:37
SHPËRNDAJE

Një karrierë të gjatë, dy “Oscar” dhe shumë mirënjohje, sepse aktorja Jodie Foster ka marrë nga jeta atë që donte, që fëmijë.

Sot, pas përvojave të gjata, është në gjendje të thotë me bindje se secili duhet të dëgjojë zërat e tij, të ndihet i lirë, të jetojë e veprojë siç i pëlqen, duke shpëtuar një herë e mirë nga kontrolli i të tjerëve. Në fund të dhjetorit, Neflix do të shfaqë disa episode të reja që bazohen në raportet e njeriut me teknologjinë dhe Jodie Foster është regjisore.

Prandaj Foster ka dhënë një intervistë për “Vanity Fair”, për të treguar marrëdhëniet e saj me fëmijët. Ajo ka folur jo vetëm për ata, por edhe për marrëdhënien me partneren e saj 55-vjeçare, marrëdhënie për të cilën Foster foli hapur jo shumë kohë larg kësaj interviste. Aktorja ka folur këtë herë për veten, edhe pse në mënyrë të moderuar, sepse për dikë që ka qenë gjithë jetën në qendër të vëmendjes së medias, privatësia është e shenjtë.jodie-foster-widescreen-wallpaper-56853-58612-hd-wallpapers

A do t’i kontrollonit edhe ju fëmijët në distancë, me anë të teknologjisë?

Mund ta bëja, sidomos pasi jetova këto seri. Por, përgjigjja është jo. Mendoj që kam një marrëdhënie mjaftueshëm të shëndetshme me fëmijët e mi dhe ata janë të mbarë. Tashmë e kam pranuar faktin që gradualisht po largohen nga unë dhe po bëhen të pavarur.

A jeni ju një nënë posesive?

Kur janë të vegjël ti do t’i mbrosh. Kur rriten, kjo gjë shndërrohet në diçka tjetër dhe ti do që mos të të braktisin asnjëherë. Është një lëmsh ndjenjash, sepse ti kërkon t’i bësh gati për një botë, që të mos kenë frikëra, por në të njëjtën kohë do edhe t’i mbash aty, të mos i shohin gjërat kaq shpjet. Sidomos marrëdhënia e një mamaje me vajzën është më e vështirë.

Si është marrëdhënia juaj me mamanë. Keni pasur grindje gjatë gjithë jetës, por tani që është e sëmurë, në fjalimin e famshëm që mbajtët në “Golden Glove”, ju folët për të me fjalë shumë të bukura, duke i thënë tri herë të dua…

Unë jam rritur nga një mama beqare, më ka qëndruar shumë mbrapa, ishte e përfshirë në punën time, në shumë aspekte të jetës sime private. Marrëdhënia ime me të ka qenë një luftë e vazhdueshme. Mu desh ta bëja të kuptonte që nuk isha pronë e saj, ajo donte të kuronte çdo detaj të jetës sime. Keni nisur të punoni shumë e re… Puna ime e parë ka qenë në moshën 3- vjeçare dhe më pas 6 vjeçe, në një film. Gjithç- ka e vërtetë, por pastaj m’u desh të luftoja që të çlirohesha nga ky kontroll. Ishte e vështirë ta refuzoja, pak si në një skenë të serialit.

Ju ç’mendoni për teknologjinë, ç’marrëdhënie keni? Jam pjesërisht e varur nga telefoni për të ndjekur lajmet, madje i kam vënë edhe me sinjale lajmëruese. Ju nuk keni rrjetet sociale, nuk bëni “selfie”…

Jo, asgjë nga këto. Që kur kam qenë e vogël jam ndërgjegjësuar për rëndësinë që ka pri vatësia. Bën pjesë në kulturën e gjeneratës sime, jemi dyshues, nga njëra anë kërkojmë të qëndrojmë të informuar, nga ana tjetër nuk e duam mungesën e sigurisë që sjell kjo gjë. Gjeneratat e reja janë mësuar me ekspozimin e çdo gjëje. E gjykojnë suksesin në bazë të pëlqimeve që marrin në rrjet. Janë rritur në një mënyrë krejt tjetër. Në Hollivud nuk po flitet për gjë tjetër tani veç ngacmimeve seksuale.

A është e vërtetë që ju i keni dhënë një grusht producentit të akuzuar, vetëm sepse e ka provuar me ju kur keni qenë 14 vjeç?

Jo, nuk është e vërtetë Lajm i rremë? Jo, e di cilës historie i referoheni. Por është fryrë pak, siç ndodh sot me lajmet, ajo që ndodh në të vërtetë nuk ka të bëjë me faktin fillestar. Pra, çfarë ka ndodhur?

Një producent ka kërkuar të më manipulojë në një takim, gjatë një fundjave, dhe më ka bërë të ndihem në siklet, kaq!

Për çfarë e keni fjalën kur thoni “manipulim”?

Ka kërkuar numrin tim privat, më ka telefonuar, duke thënë: ku humbe, duhet të vije në këtë ore, pse nuk je këtu? Ishte shumë i pasjellshëm, por kaq!

Po ju keni pasur të bëni me Weinstein?

Nuk e kam njohur asnjëherë dhe nuk kam asgjë për të thënë. Megjithatë, keni aq shumë kohë në këtë punë sa duhet të keni parë e dëgjuar nga të gjitha… Siç shohin e dëgjojnë nga të gjitha në çdo fushë, kudo. Nuk ka asgjë të re, por nëse do kisha diçka për të thënë, do ta thosha. Ju jeni e bukur, inteligjente, me një diplomë në Yale, një karrierë dhe familje. Pra ju ia keni dalë!

Pyetja e grave mbetet e njëjta: A mund të kemi gjithçka?

Nuk e kam kuptuar asnjëherë ekzaktësisht se çfarë do të thotë të kesh gjithçka! Nuk e di as nëse duhet të duam të kemi gjithçka. Mendoj që secili prej nesh, burrë apo grua, duhet të pyesë veten se si do që ta jetojë jetën, çfarë shenje do të lërë në shëtitjen e tij në botë. Jo të gjithë e kanë mundësinë e zgjedhjes… Secili prej nesh është i ndryshëm dhe ka përvojat e veta. Mua më duket se që kur kam qenë fare e re e dija se çfarë doja. Shija të tjerët dhe mendoja: nuk dua të bëhem si ai, nuk dua të përfundoj si ai tjetri, nuk dua këtë lloj karriere. Ju keni namin e “të vështirës”… Kam arritur ta drejtoj jetën time drejt rrugës që doja unë të ndiqja. Aktore, regjisore, producente.

Kë do të zgjidhnit nëse do të ishit e detyruar?

Me siguri regjinë, edhe pse kërkon shumë energji.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura