Joakim Lëv, autokritikë para kolegëve: Ja pse dështuam

Sep 24, 2018 | 19:37
SHPËRNDAJE

Trajneri i Kombëtares gjermane, Joakim Lëv, ka pranuar edhe një herë përpara 350 kolegëve të tij gabimet që bëri me Gjermaninë në Botërorin e fundit. “Pas një kohe të gjatë në krye, ne humbëm zjarrin, pasionin dhe motivimin për të fituar një trofe”, deklaroi 58-vjeçari në konferencën që mbajti FIFA në Londër.

lev

“Shumë prej lojtarëve më të vjetër të kombëtares nuk ishin në formë shumë të mirë. Në vitet e ardhshme kombëtarja duhet të ketë impulse të reja dhe ato vijnë duke integruar lojtarë të rinj”, shtoi Jogi, i cili u vlerësua për fjalët e tij edhe nga Marko Van Basten, shefi i zhvillimit teknik në FIFA. “Ne flasim shumë për ata që fitojnë. Por mbi të gjitha, ne mund të mësojmë shumë prej saj. Faleminderit për këtë përgjigje”, tha legjenda.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura