Jo vetëm Tirana/ Mjeku Alimehmeti publikon grafikun, ja cilat janë qarqet që kanë incidencë më të lartë të infektimit me Covid

Feb 25, 2021 | 16:44
SHPËRNDAJE

Mjeku Ilir Alimehmeti ka publikuar në rrjetet sociale një foto, ku shfaqen grafikë të testeve javore dhe rasteve të reja sipas qarqeve.

shshsNga grafikët që kanë si burim të dhënat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë vihet re që incidenca nuk është e lartë vetëm në Tiranë, por edhe qarqe të tjera të vendit.

Kështu Tirana ka një incidencë javore që kap shifrën 384, nga 2119 testime javore.

Ndërkaq Gjirokastra ka plot 623 incidenca nga 731 testime javore. Vlora ka gjithashtu incidencë  të lartë, ku numëron 345 raste në javë nga 411 testime, ndërkaq edhe Berati shënon 302 raste nga 373 testime.

Gjatë mbledhjes së sotme Komiteti Teknik vendosi vazhdimin e masave në fuqi të ndalimit të lëvizjeve nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit, pasi sipas anëtarëve të Komitetit ato kanë dhënë efekt në uljen e shifrave.

incidenca

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura