Jo vetëm tek Infektivi, çfarë ndodhi në 24 orët e fundit me 722 personat e infektuar nga Covid-19

Jul 3, 2020 | 14:02
SHPËRNDAJE

Personat e infektuar me koronavirus në Shqipëri, që janë aktivë, me ose pa simptoma, janë nën kujdesin e mjekëve të familjes.

mjek familje infektiv covid

Sipas shifrave zyrtare, në vendin tonë aktualisht janë 1088 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa ka publikuar disa foto në Facebook, thotë se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, “722 qytetarë te prekur nga virusi i rrezikshëm janë ndjekur nga mjekët e familjes në të gjithë vendin“.

POSTIMI I PLOTE

Përveç punës së jashtëzakonshme që po bëhet në spitalin infektiv, rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga SARS-COV2 ka angazhuar akoma më shumë rreth 1600 mjekë familje në të gjithë vendin që ndjekin sipas protokollit, pacientët me simptoma të lehta në kushte shtëpie.

??‍⚕️?‍⚕️ Gjatë 24 orëve të fundit, 722 qytetarë te prekur nga virusi i rrezikshëm janë ndjekur nga mjekët e familjes në të gjithë vendin.

‼️#RespektoniRregullat
?#VendosMaskën
↔️ #MbajDistancën 1.5 metër
?#RuajHigjienën
Të frenojmë përhapjen e ?#COVID19?

mjek familje koronavirus infektiv1 mjek familje koronavirus infektiv2 mjek familje koronavirus infektiv3 mjek familje koronavirus infektiv4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura