Jo vetëm Sterling, Çelsi hidhet në sulm edhe për dy futbollistë të tjerë të Mançester Sitit

Jun 28, 2022 | 14:05
SHPËRNDAJE

Çelsi kërkon që të bëjë një merkato me emra të goditur këtë verë, pas ardhjes së investitorëve të rinj në klub.

Collage Maker-28-Jun-2022-01.58-PM

Sulmuezsi i Mançester Sitit, Rahim Sterling është një nga të preferuarit e Tomas Tuhel dhe prite që të bëhet një futbollist i “Bluve” shumë shpejt. Por duket se londinezët kërkojnë të sigurojnë dhe dy futbollistë të tjerë nga “Qytetarët”.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë, Oleksandër Zinçenko, edhe ish-mbrojtësi i “Bluve”, Natan Ake.

Zinçenko shikohet si zëvendësuesi i duhur i Markos Alonsos, ndërsa nga ana tjetër, Ake kërkohet për të përforcuar repartin e prapavijës, nëse nuk arrihet te mbrojtësi i Juventusit, Matijas De Ligt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura