Jo vetëm Pazari i Ri. Nis rehabilitimi edhe i rrugicave të rrugës “Qemal Stafa”

Apr 15, 2018 | 11:22
SHPËRNDAJE

Sa mirë zgjohet qyteti ditën kur rrugët janë asfaltuar natën. Pas transformimit të Pazarit të Ri, ka nisur puna edhe për rikonstruksionin e të gjitha rrugicave lidhëse përreth tij.

rrugicat te pazari i ri (1)

Me makinë apo në këmbë, tashmë rruga nuk do të jetë më problem si për banorët të cilët jetojnë në një prej lagjeve më të vjetra të kryeqytetit, ashtu edhe për vizitorët.

Të lëna në harresë dhe pa parë asnjë ndërhyrje për shumë vite, tashmë krahas punimeve nëntokësore, është bërë edhe asfaltimi i tyre duke eliminuar gropat e shumta që ishin hapur dhe që sa herë binte shi, ktheheshin në pellgje me ujë.

Gjatë këtyre tre viteve të fundit, Bashkia ka rehabilituar dhe rikualifikuar 50 blloqe banimi në vit. Teksa ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve të Tiranës, kryebashkiaku Veliak ka siguruar se është çështje kohe prezenca në çdo lagje me investime.

rrugicat te pazari i ri (2) rrugicat te pazari i ri (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura