Jo vetëm Hysaj, Napoli në ndjekje të sulmuesit shqiptar

Jul 17, 2017 | 23:19
SHPËRNDAJE

Pas shkëlqimit të Elseid Hysajt, skuadra e Napolit ka shfaqur interes për një tjetër futbollist shqiptar. Bëhet fjalë për sulmuesin e përfaqësueses se Kosovës, Arbër Zeneli.

zeneli

 Mediat italiane, pranë klubit napolitan, raportojnë se 22 vjeçari, i cili aktivizohet tek Herenven në kampionatin holandez, është në listën e dëshirave të klubit të Napolit duke hapur mundësinë e një transferimi të mundshëm gjatë kësaj merkatoje.

rashica zeneli

Drejtori i Napolit, Kristiano Giuntoli, e ka ndjekur Zenelin gjatë gjithë sezonit dhe për të ai është një lojtar tepër i vlefshëm. Në sezonin e shkuar, sulmuesi shqiptar realizoi 6 gola dhe 5 asist në 29 takime si titullar. Herenveni e mbylli këtë sezonin në vendin e 9 në renditje.

Napoli

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura